TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Nëntor 2025, 10:56

Ngeli jashtë parlamentit, Rama: Ogerta do të kandidojë kurdo që të ketë garë për Tiranën

Shkruar nga Pamfleti

 

Ngeli jashtë parlamentit, Rama: Ogerta do të kandidojë kurdo
Edi Rama

Kryeminstri Edi Rama gjatë takimit me banorët e njësisë 3 të kryqytetit prezantoi projektbuxhetin, por nuk la pa përmendur as situatën politike në Bashkinë Tiranë. 

Pas anulimit të zgjedhjeve për Tiranën, Rama thekosi se Ogerta Manstiruliu do të kandidojë kurdo që të ketë garë. 

"Duhet të ishte kryetari i bashkisë, për të ardhur keq por duhet të shohim përpara. Jetojmë në një botë të helmatisur, ku nga 100 tituj që lexoni, 99 janë rrena.
Kam thënë që arrestimi ishte disporpocional, që të lihet Tirana pa kryetar të zgjedhur. Drejtësia është e pavarur, falë një hapi të jashtëzakonshëm që kemi bërë për ta pavarësuar pas 100 e kusur vitesh.
Zgjedhjet nuk ishin hap për të fajësuar kryetarin e bashkisë, por ishte në pamundësi për të bërë punën. Qyteti nuk drejtohet me telekomandë.
Nuk besoj që GJK ka bërë politikë, por vendimi i saj më bën të mendoj që hapi i radhës duhet të jetë që Veliaj të mund të ushtrojë detyrën, sepse ndaj u tha se nuk mund të kishte zgjedhje sepse ishte i zgjedhuri i qytetarëve.
Ogerta do të kandidojë sërish për Tiranën kurdo të ketë zgjedhje", u shpreh Rama. 

edi rama

Lini një Përgjigje