TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Maj 2023, 17:52

Rama e kthen në show fushatën, thirrje grave në Pogradec: Në 14 maj mbyllini në shtëpi burrat, e kanë mendjen mbrapsht!

Shkruar nga Pamfleti
Rama e kthen në show fushatën, thirrje grave në Pogradec: Në
Edi Rama

Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në qytetin e Pogradecit, ku ka prezantuar kandidatin socialist për bashkinë e qytetit, Ilir Xhakolli.

Rama veç propagandës në këto prag zgjedhjesh u bëri thirrje grave të mbyllin burrat në shtëpi me 14 Maj, ata të cilët do votojnë kundërshtarin politik. 

“Mandati do të jetë i Korçës, jo i Pogradecit. Korça do të ketë të gjithë mbështetjen tonë, por fokusi në Pogradec do të jetë shumë më i madh. Unë do ju kërkoja më shumë në 14 maj. Do u kërkoja grave që janë këtu që me të gjitha gjitontet, fqinjet, që i kanë burrat me mendjen mbrapsht, të flasin dhe t’i bindin që burrat me mendjen mbrapsht t’i mbyllin në shtëpi në 14 maj.”, tha Rama.

Ilir Xhagolli, alternativa e PS për Pogradecin kërkon një mandat të dytë, ndërsa përballë ka Zini Tollozhina, nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

rama pogradec

Lini një Përgjigje