TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Maj 2023, 18:02

Rama falenderon qytetarët që nuk votuan Metën dhe Berishën: Shpëtuat Shqipërinë nga pengmarrja

Shkruar nga Pamfleti

Rama falenderon qytetarët që nuk votuan Metën dhe Berishën:

Kryeministri Edi Rama ka nisur një tur falënderimesh në bashkitë ku kandidatët e Partisë Socialiste morën mandatin 4-vjeçar.

Këtë herë ai është ndaluar në Bulqizë ku ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë ndaj PS-së. Rama ka falënderuar jo vetëm ata që votuan socialistët, por edhe ata që nuk i votuan, e për më tepër ata që nuk shkuan fare në votime.

Kryeministri shtoi gjithashtu se qytetarët që nuk dolën të votonin për koalicionin e Berishës dhe Metës do të luajnë një rol të rëndësishëm në rikthimin në normalitet të politikës, pasi sipas tij ata shpëtuan Shqipërinë nga pengmarrja.

“Falenderoj ato që nuk kapërcyen ylberin dhe nuk dolën të votojnë, që nuk e ndyen votën për një koalicion që ka ngrënë shuplakën më të rëndë nga shqiptarët, por edhe atyre që nuk votuan. Unë jam e bindur që kjo disfatë monumentale dhe skandaloze e atyre që e kanë marrë peng Shqipërinë, nuk është disfata e atyre që nuk mendojnë si ne, por e një grushti njerëzish. Më keq nuk ka, por nëse do ketë edhe më keq, akoma më shpejt do vijë dita kur të normalizohet jeta politike dhe për këtë meritë kryesore e kanë ata që nuk votojnë. Ky nuk është rezultat i mirë për PS, është rezultat i jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Është përmbysja ngjyrash në hartë, ta kthejmë përmbysje në ekonomi, në të gjitha”, u shpreh Rama.

rama meta berisha qytetare

Lini një Përgjigje