Politike22 Maj 2023, 15:09

“Rikthehet” Lulzim Basha, jep sinjalin e parë se mund të tentojë të marrë kreun e PD?

Shkruar nga Pamfleti

“Rikthehet” Lulzim Basha, jep sinjalin e parë se mund të

Lulzim Basha ka dhënë sinjale se do të tentojë të marrë kreun e Partisë Demokratike. Pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt pati zëra se Basha do të rikthehet dhe sot ai ka dhënë sinjalin e parë në Facebook. Basha ka ndërruar foton e kopertinës dhe ka vendosur aty logon dhe emrin e Partisë Demokratike.

Që pas dorëheqjes, Basha nuk ka folur dhe kishte zhdukur lidhjet me PD, por sot ai ka bërë këtë ndryshim duke dhënë sinjale se mund të kemi një rikthim të tij. Duhet theksuar se Basha pak ditë më parë firmosi dhe që Bardhi të merrte kreun e grupit.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë, por një rikthim i Bashës do të ndezë dhe një herë debate në PD, pasi është një grup deputetësh kanë dalë kundër rikthimit të tij.

“Rikthehet” Lulzim Basha, jep sinjalin e parë se mund të

basha pd