TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Tetor 2025, 09:32

Rama i kërkoi takim, Altin Dumani e refuzoi!

Shkruar nga Pamfleti
Rama i kërkoi takim, Altin Dumani e refuzoi!
Kreu i SPAK, Altin Dumani

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka zbuluar, sipas tij, prapaskenat e një refuzimi për takim që kreu i SPAK, Altin Dumani i ka bërë shefit të qeverisë, Edi Rama, pas kërkesës së këtij të fundit.

Teksa i përgjigjej akuzave të sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ndaj kreut të SPAK, ai tha se kryeministri Rama “nuk e do Dumanin” në krye të Prokurorisë së Posaçme.

“Dëgjo, dëgjo, nëse, nëse nuk kontrollon njeri, Edi Rama, në qoftë se ti e do kështu deklaratë publike është Altin Dumani. Dëgjo, po ti a di që Edi Rama ka kërkuar si kryeministër i vendit, jo si Edi Rama personalisht për të bërë takim me kreun e SPAK-ut në kryeministri. 


Nuk ka shkuar dhe ka kërkuar që të jenë përfaqësues ndërkombëtarët. Edhe sipas gjithë informacioneve Edi Rama nuk e dëshiron dhe nuk e do Altin Dumanin. Sepse altin Dumani i ka arrestuar njerëz Edi Ramës”, tha Sula në “Off the Record”.

“Shokët e ngushtë. Shokët e fëmijërisë. O Dash se po i bën dëm Strukturës”, e pasoi juristi Indrit Sefa. 

Lini një Përgjigje