TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Qershor 2025, 07:40

Rama i 'prish festën' Ermal Dredhës, bisedë me tone të larta me kryebashkiakun e Vlorës në ditëlindjen e PS (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Rama i 'prish festën' Ermal Dredhës, bisedë me tone
Rama dhe Dredha

Jo gjithçka duket se ka shkuar mirë në festën e ditëlindjes së 34 të Partisë Socialiste, ku kryetari Edi Rama është parë teksa ka zhvilluar një bisedë me tone të forta me kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

Menjëherë pasi mbajti fjalimin, ku nuk kurseu as disa batuta për të pranishmit, Rama zbriti për të takuar disa prej socialistëve që ishin mbledhur para selisë rozë.

Por takimi me Dredhën duket se nuk ka qenë aq i qetë. Debati mes tyre është kapur në kamera ndonëse nuk dihet se çfarë i ka thënë Rama, apo për çfarë mund ta ketë "qortuar". Nga ana tjetër Dredha duket në siklet për nga intensiteti i bisedës dhe vendi ku po zhvillohet, duke tentuar ta qetësojë kryetarin e PS-së, të paktën siç tregon gjuha e trupit.

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat me socialistët e pranishëm në selinë rozë me rastin e 34-vjetorit të krijimit të PS, ku përmendi Arta Daden dhe Gramoz Ruçin.

Teksa falenderoi të pranishmit, Rama u ndal te Dade, për të cilën u shpreh se nuk i ndahet asnjëherë, ndërsa i tha: “zyshe, shyqyr që të kemi”.

Kreu i PS u ndal dhe te Gramoz Ruçi, që siç Rama tha është i pranishëm në çdo event, dhe kjo sipas tij është shenjë që PS është në rrugën e duhur.

rama- ermal dredha

Lini një Përgjigje