Fredi Beleri është pritur me fyerje, teksa po hynte në godinën e Kryesisë së Kuvendit, si pjesë e delegacionit zyrtar të Parlamentit Evropian që ka ardhur në Tiranë.
Qytetarë të ndryshëm kanë ofenduar eurodeputetin, i cili nuk ka pranuar t'u përgjigjet as pyetjeve të gazetarëve të pranishëm, nëse është takuar me kryeministrin Rama apo jo.
Kryeministri Edi Rama ndërkohë ka anuluar takimin në Kryeministri me eurodeputetët dhe është takuar me kryebashkiakun e ri të Himarës, socialistin Vangjel Tavo.
Në orën 10:00, nga zyra e Ramës doli kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo, i cili i se për çfarë kishte ardhur, u përgjigj vetëm se ishte në një takim me kryeministrin.
Beleri nuk pati një takim “sy më sy” me kryeministrin Edi Rama, pasi ky e fundit e ka shmangur. Pak ditë më parë i pyetur nga mediat greke në lidhje me këtë takim, Beleri zbuti tonet me kryeministrin Rama dhe tha se “ai bën punën e tij, dhe unë timin”.
Mbetet e paqartë nëse në këtë takim informal ishin të gjithë eurodeputetët, përfshirë edhe Fredi Belerin.
Vetë ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, tashmë pjesë e Parlamentit Europian, kur u pyet drejtpërdrejtë nga gazetarët, ngriti supet dhe nuk konfirmoi nëse ka shtrënguar duart me Ramën apo nëse ishte pjesë e takimit informal mes Kryeministrit dhe eurodeputetëve në hotel mëngjesin e sotëm.
Gjithashtu Kryeministria nuk konfirmon që të ketë pasur një takim mes Ramës dhe Belerit.
Lini një Përgjigje