Fredi Beleri

Flet Fredi Beleri: PS po tenton të rrëmbejë të rrëmbejë pronat himarjote, nuk do ia lëmë bashkinë PS - Aktualitet
Aktualitet27 Prill 2019, 15:38

Flet Fredi Beleri: PS po tenton të rrëmbejë të rrëmbejë pronat himarjote, nuk do ia lëmë bashkinë PS

Shkruar nga Pamfleti
Flet Fredi Beleri: PS po tenton të rrëmbejë të

Flet Fredi Beleri: PS po tenton të rrëmbejë të rrëmbejë pronat himarjote, nuk do ia lëmë bashkinë PS

Fredi Beleri, i regjistruar si kandidat i pavarur në Bashkinë e Himarës, është i njohur si kandidat i PBDNJ me mbështetjen e OMONIA-s 4 vite më parë.

Megjithëse PBDNJ dhe kryetari i kësaj partie, Vangjel Dule janë bashkuar në bojkotin e zgjedhjeve të 30 qershorit, Beleri është regjistruar.

I pyetur për për këtë, ai tha se nuk ka asnjë gjë kundër vendimit të opozitës, përveç mënyrës se si e mendojnë zgjidhjen.

E para: Nuk i heq asnjë presje kauzës së opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme me qeveri tranzitore.

E dyta: Himara është një nga bashkitë që ka pësuar dëmet më të mëdha nga qeveria qëndrore dhe vendore e PS-së.

E treta: Nuk mund ta lëmë Himarën edhe 4 vjet të tjera në qeverisjen e PS-së, që po tenton të rrëmbejë pronat tona me një sërë ligjesh, duke nga koorporata e investimeve deri te ligji për kadastrën.

E katërta: E vetmja pikë ku ndahem me opozitën është se mendoj që e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemet në politikë janë zgjedhjet. Unë do të marr pjesë në zgjedhje.

Beleri kandidon në një nga bashkitë më të vështira në Shqipëri, në një zonë që në jo pak raste është bërë “molla” e sherrit për marrëdhëniet Greqi-Shqipëri.

Aktualitet Flet Fredi Beleri PS po tenton të rrëmbejë të rrëmbejë pronat