TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Tetor 2025, 13:55

Rama ironizon kryebashkiakun e Këlcyrës: Po e bëre brenda muajit, do të të hipim në vend të Ali Pashës

Shkruar nga Pamfleti

Rama ironizon kryebashkiakun e Këlcyrës: Po e bëre brenda muajit,

Kryeministri Rama ka mbledhur sot në takim të gjithë kryebashkiakët e vendit për të diskutuar mbi vijim e Paketës së Maleve, një ligj i miratuar në fillim të këtij viti që synon nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në zonat malore.

Ai i është drejtuar edhe kryebashkiakut të Këlcyrës Klement Ndonit, duke i kërkuar të nisë investimet në zonën që drejton. Kryeministri e ka shoqëruar këtë bisedë dhe me humor.

“Dëgjove Klement. Ta kam thënë qëkur jemi njohur bashkë. Gjithë ajo gjë e bukur atje që e ke mbi kokë, bëje një projekt atje. Je duke u marrë po si po merresh. Nuk je Benjamin Baton që shkon duke u bërë më i ri.

Brena muajit do e fillosh? Po e fillove brenda muajit, të gjithë këta që janë këtu, do më mirëkuptojnë që të vijmë atje, të shkojmë në Tepelenë, Tërmeti me dorën e vet do të heqë Ali Pashën dhe pa të hipur ty atje që të rrish të paktën 5 minuta dhe të gjithë të duartrokasim 5 minuta rresht, të jap fjalën”, tha Rama.

 

Lini një Përgjigje