
“Shqiptarët duhet të ngrihen për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ky Parlament po firmos fundin e tij të turpshëm”, tha kreu demokrat, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat, ku komentoi edhe raportin përfundimtar të OSBE/ODIHr mbi zgjedhjet e 11 majit.
Referuar raportit, Berisha u shpreh se shqiptarët kanë detyrimin madhor të ngrihen për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Ju konstatoni që Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit është parlamenti më armiqësor ndaj shqiptarëve në historinë 32-vjeçare.
Është Parlamenti që miratoi Qeverinë dhe programin e saj për 28 minuta. Është Parlamenti që shkelmon ligjin dhe Kushtetutën për të mbyllur seancat pa diskutime. Është Parlamenti në të cilin refuzohen interpelancat nga kryeministri. Në të cilin refuzohen komisionet hetimore për kryeministrin. Është Parlamenti që po firmos fundin e tij të turpshëm. Faktikisht vdekjen e tij”, tha Berisha.
Sa i takon kërkesës së vazhdueshme për Qeveri teknike, kreu demokrat tha se Qeverinë teknike nuk ta krijon kush nëse nuk imponove vetë.
“Shqiptarët nëse duan të votojnë të lirë të përgatiten për betejën tonë, protestën tonë për votën e lirë”, theksoi ai.
Lini një Përgjigje