TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Prill 2023, 19:13

Rama kërcënon Metën e Berishën: Herët ose vonë do të dalin para drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti

Rama kërcënon Metën e Berishën: Herët ose vonë do

Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar sërish dyshen Meta-Berisha se e kanë vendin para drejtësisë. Sot ai u ndal në Memaliaj dhe nuk harroi pa sulmuar rivalët e tij, ku sërish kërkoi nga drejtësia që të lëvizë. Sipas tij, herët ose vonë ata do të marrin atë që meritojnë.

Po ashtu Rama deklaroi se nuk do të ketë bashkëpunim me kryebashkiakët e djathtë, pasi sipas tij, është e pamundur të bashkëpunosh me ta. Nuk munguan sulmet ndaj Berishës edhe për faktin që është i shpallur “non grata”.

Për çfarë e duna bashkinë e Memaliajt? Për ta sjellë sherrin dhe hallin e non gratës bashkë me Like Floririn, atje në Tiranë. Për të cilët të jeni të bindur se drejtësia vonon, ka gjithmonë e më pak shans të harrojë. Për ta sjellë turpin e “non gratës” këtu dhe për ta kthyer bashkinë në një kështjellë ku të futen ca njerëz, jo për Memaliajn, por për veten e tyre dhe për t’i bërë karshillëk qeverisë. Ndërkohë që qeveria juve ju duhet, bashkive të tjera ju duhet për të çuar përpara punët. E keni dëgjuar që thonë se Rama po i kërcënon demokratët se po i dhatë bashkinë këtyre nuk ka më bashkëpunim me qeverinë. Nuk është kërcënim, kjo është e vërteta dhe jo sepse nuk duam ne, por sepse është e pamundur me ta. Është e pamundur sepse nuk e kanë mendjen te projektet për ju, nuk e kanë mendjen te zhvillimi, por e kanë të marrin peng kë të munden dhe të bëjnë sherr”, tha Rama.

rama meta berisha

Lini një Përgjigje