Politike27 Maj 2023, 19:12

Rama kujtohet pas 10 vitesh për aferat në Kadastrën e Sarandës: Është kthyer në turpin e PS

Shkruar nga Pamfleti

Rama kujtohet pas 10 vitesh për aferat në Kadastrën e

Kryeministri Edi Rama është kujtuar pas 10 vitesh se Kadastra në vend është një çerdhe korrupsioni. Rama ishte në Sarandë në kuadër të turit falënderues dhe sulmoi drejtuesit e Kadastrës aty. Sipas tij, nën siglën e PS, ata kanë bërë “zhele flamurin e PS-së”. 

Hipoteka, kadastra, janë një problem i madh. Janë bërë pasqyra e turpit të PS-së. Njerëz që kanë vajtur të punojnë në kadastër, me emrin e PS-së, e kanë bërë zhele flamurin e PS-së. Kanë nëpërkëmbur mbështetjen dhe besimin e mijëra votuesve që votojnë PS-në”, deklaroi Rama.

Sipas tij, Saranda është bërë motorr i zhvillimit ekonomik të vendit dhe jo vetëm i vetes së saj, por, nënvizoi ai, “duhet të nxjerrim më shumë, sepse ka potenciale të pashfrytëzuara”.

Rama paralajmëroi edhe ndërhyrje të thella në Ksamil, i cili sipas tij, është një ndër pikat më të vizituara të Mesdheut, por që nuk është trajtuar me të gjithë forcën.

"Kemi në plan ndërhyrje të rëndësishme në Ksamil. Por vetëm me njerzillik do bëhemi të fortë si vend dhe si shtet. Edhe pse i kemi transformuar shërbimet në Shqipëri prapë janë një pjesë që vazhdojnë të jenë me kontakt direkt dhe janë problem. Dhe po e them këtë sot për të ilustruar atë që kam parasysh me fjalën njerzillëk. Prandaj programi i çdo kryetari bashkie”, tha Rama.

rama kadastra