Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të opozitës se nuk kishte mbajtur qëndrim për deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç, e cila deklaroi se, po të kishte qenë në vend të Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998, do ta kishte "spastruar etnikisht Kosovën".
Rama tha se nuk është detyrë e çdo personi apo institucioni të reagojë ndaj çdo deklarate që bëhet në Serbi.
"Ideja që çdo person me zë publik, çdo institucion dhe autoritet, duhet të reagojë ndaj çdo idiotësie të thënë në serbisht - madje edhe nga personazhe, ekzistencën e të cilëve e dinte vetëm familja e tyre derisa e shprehën idiotësinë - është një ide që tregon se sa pak e respektojnë veten dhe vendin e tyre ata që ngrenë kurthin dhe kërkojnë të dinë pse ky apo ai nuk reagoi", tha Rama.
Kryeministri shtoi se Shqipëria ka reaguar institucionalisht përmes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërsa kritikoi edhe opozitën për mënyrën se si, sipas tij, po e trajton këtë çështje.
"Ne kemi reaguar përmes ministrit të jashtëm, siç bën një shtet me respekt për veten, dhe kushdo që pret që ne të shndërrohemi në një kor histerik sa herë që ndonjë zog që cicëron në Beograd flet pa kuptim, ka gabuar adresën. Mjafton të shikoni reaktorët e momentit nga Tirana, se si gjejnë një kal të ngordhur për të pozuar për selfie luftëtarësh në vijën e frontit, dhe menjëherë e kuptoni pse lloji i tyre meriton vetëm raundin tjetër të mëshirës, ndërkohë që nëse doni të mbani anën tuaj, duhet të gjeni kohë t'i lexoni edhe ato", tha Rama.
Reagimi i kryeministrit vjen pasi ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, Snezhana Paunoviç, deklaroi gjatë një interviste se, po të kishte qenë "e lirë si Millosheviçi" në vitin 1998, do ta kishte "spastruar etnikisht Kosovën".
Deklarata shkaktoi reagime të forta në Kosovë dhe Shqipëri. Më pas, Paunoviç kërkoi falje, duke pretenduar se deklarata e saj ishte nxjerrë jashtë kontekstit dhe se kishte shprehur një qëndrim personal, ndërsa autoritetet e Kosovës e shpallën atë person non grata.
Sherbimet e MOSAD mund t’i quajne kriminele por shtetit të vet Israelit i sherbejne me besnikeri. Ku janë legenat tane, apo hane e pine me serbet neper plazhe. Janë qeruar koka të medha të botes për fjale jo të sakta e nje buçe serbe flet për nje popull sikur të jene minj kanalesh që duhen zhdukur. Çfarë them dhe une, ne jemi të mbaruar.
I dredh e perdhredh fjalët ky klysh sllavomongol.
Sa të padrejtë jini. Rama antikombëtar ? Jo mor është nacionalist i shquar, kryeministri më i mirë pas Karaxhiçit