
Kryeministri Edi Rama ka mbyllur takimin në Milano me emigrantët shqiptarë në Itali. Në mbyllje të fjalës së tij, Rama i kërkoi emigrantëve të kthehen në Shqipëri dhe t'i investojnë paratë e fituara në vend.
Ai u shpreh se për Shqipërinë koha e mirë ka ardhur teksa shtoi se vetëm PS mund të bëjë që të mund të përfitojnë vendet në BE.
Kryeministri tha gjithashtu se vitin e ardhshëm në Tiranë do të vijë udhëheqja e re politike e komunitetit evropian.
“Kemi shumë punë për të bërë, por pikërisht sepse është e tillë ka edhe shumë mundësi për këdo që kthehet me dijet, eksperiencën, kursimet e veta e duke pas mësuar guximin do fitojë për veten e familjen më shumë se ata që ngurojnë, sepse shpirti ua do por presin që ta gjejnë gati. Ai që do të kthehet më shpejt do këtë më shumë paqe për shpirtin e ndarë në dysh. Koha e mirë e Shqipërisë ka ardhur. Vetëm ne mund ta bëjmë këtë kohë si ajo që do shënjohet në histori, koha e bashkimit përfundimtar me familjen europiane”, tha Rama.
Lini një Përgjigje