TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Maj 2024, 12:26

Propagandë mijëra euro, Rama argëton shqiptarët në Itali me Artjola Toskën, Alban Skënderajn dhe Elvana Gjatën

Shkruar nga Pamfleti
Propagandë mijëra euro, Rama argëton shqiptarët në
Rama në Milano

Kryeministri Edi Rama ka mbërrin në pallatin e sportit “Busto Arsizio” në Milano, ku janë mbledhur shqiptarët.

Në këtë takim kryeministri Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda, ministra të kabinetit qeveritarë, dhe kryetarë bashkish.

Në Milano, Rama ka marrë edhe një 'arsenal' me këngëtarë të famshëm, që kanë një faturë të kripur për shërbimet e tyre.

Propagandë mijëra euro, Rama argëton shqiptarët në
Artjola Toska

Gjithsesi kjo nuk e shqetëson kryeministrin Rama, sepse këto para nuk dalin nga xhepat e tij, por nga taksapaguesit shqiptarë.

Propagandë mijëra euro, Rama argëton shqiptarët në
Elhaida Dani

Takimi u hap me himin kombëtar dhe më pas vijoi direkt nga këngëtarja e Artjola Toska.

Propagandë mijëra euro, Rama argëton shqiptarët në
Alban Skënderaj

Më pas në skenë u ngjitën Elhaida Dani, Alban Skënderaj dhe në fund Elvana Gjata.

Propagandë mijëra euro, Rama argëton shqiptarët në
Elvana Gjata

Kryeministri Edi Rama nisi turin e takimeve “Krenar për Shqipërinë” në 12 maj, me takimin me diasporën në Greqi, Athinë.

Pas Milanos, Kryeministri Rama pritet të takohet dhe me shqiptarë që jetojnë e punojnë në Londër, Mbretëri e Bashkuar dhe Dyseldorf, Gjermani./ Pamfleti

Lini një Përgjigje