TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Prill 2025, 16:56

Rama në Berat: Fuqinë Altin Dumanit ia dha PS, më parë ishte prokuror nën hyqmin e politikës

Shkruar nga Pamfleti

Rama në Berat: Fuqinë Altin Dumanit ia dha PS, më parë ishte

Nga Berati, ku po zhvillon mitingun e rradhës në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i PS-së, ka kërkuar votat për mandatin e 4 rradhazi në qeverisjen e vendit duke vënë theksin te pavarësia që ka sot sistemi i drejtësisë.

Rama nuk ka kursyer vlerësimet për kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumani, por shtoi se ishte Partia Socialiste që i dha shpatën Prokurorisë Speciale për të goditur ata që konsideroheshin të paprekshmit.

“Sot nuk ka njeri që nuk e njeh Altin Dumanin. Ju e njihni atë sepse drejton SPAK dhe ka bërë disa goditje që as nuk i mendonit më parë.

Altin Dumani është një prokuror me integritet dhe profesionist. Mirëpo Dumani ishte me vite të tëra prokuror me integritet dhe profesionist.

Nuk e sollëm nga hëna, as doli dje, por ishte këtu me vite e vite të tëra. Por si ai dhe gjykatësit dhe prokurorët e tjerë ishin nën hyqmin e politikës.

E mbani mend bufin kur thonte se Kryeprokurorja ishte lavire, sepse ajo kërkonte të merrte në pyetje drejtorët e policisë, sepse njerëzit e armatosur qëllonin nga godina e Kryeministrisë më 21 janar, ndërsa bufi shikonte nga dritarja.

PS është partia e popullit dhe jo e pushtetshme, pra kjo është arsyeja kryesore pse duhet votuar kjo parti.

Kjo është një arsye shumë e fortë për të shkuar sëbashku në BE”, tha Rama.

Lini një Përgjigje