Protestuesit kërkojnë largimin e Edi Ramës, ndërsa nuk mungojnë as thirrjet kundër Sali Berishës dhe opozitës.
Qytetarët janë mbledhur sërish këtë pasdite në qendër të Tiranës, në protestën e pestë që nisi si kundërshtim ndaj projektit turistik në Zvërnec, por që tashmë ka marrë një dimension më të gjerë politik.
Protestuesit janë grumbulluar në Sheshin Skënderbej, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet pjesa kryesore e tubimit. Ndryshe nga ditët e para, kur fokusi ishte kryesisht te projekti në Zvërnec dhe ndikimi i tij në mjedis, tani mesazhet kundër qeverisë dhe klasës politike.
Mes pankartave dhe thirrjeve të protestuesve dëgjohen kërkesa për largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa nuk mungojnë as sloganet kundër opozitës. “Rama ik”, “Rama në burg” dhe “Berisha në burg” janë disa nga thirrjet që janë artikuluar nga pjesëmarrësit gjatë grumbullimit në qendër të kryeqytetit.
Në protestë janë bashkuar aktivistë, ambientalistë, të rinj dhe qytetarë të ardhur nga zona të ndryshme të vendit. Krahas kundërshtimit ndaj projektit në Zvërnec, një pjesë e pjesëmarrësve e kanë shfrytëzuar tubimin për të shprehur pakënaqësi më të gjera ndaj qeverisjes dhe opozitës, duke e kthyer protestën në një manifestim kundër gjithë klasës politike.

Mobilizimi i sotëm vjen pas disa ditësh protestash të njëpasnjëshme dhe tensioneve të regjistruara në Zvërnec gjatë fundjavës së kaluar. Organizatorët kanë paralajmëruar se aksionet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa kërkojnë anulimin e projektit dhe më shumë transparencë për zhvillimet në zonën e mbrojtur.
Ndërkohë, qeveria vijon ta mbrojë investimin si një projekt strategjik për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë, ndërsa protesta duket se po evoluon gradualisht nga një kauzë mjedisore në një lëvizje me tone të forta politike.
Dyfish njerëzit sot në bulevard. Po këta hajdutet tane e ndajne me Robin Hudet ndërkombëtare se nuk ndihen by*praset, vetëm per hormone lgbtqiu. Mjekim i befshin te gjitha edhe parate e droges. Per psikiater gjithe keta egomaniac të babëzitur
Pse ku mesuan te vjedhin e grabisin kokepatatet qe nuk te lidhnin ushkuret.
Ne uk jemi klase politike, por vetem ca sahanlepires hajdute e te ndyte