TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2026, 13:06

Rama në Korçë me helikopter, Berisha thirrje qytetarëve: Qëllojeni me domate kur ta shihni

Shkruar nga Pamfleti
Rama në Korçë me helikopter, Berisha thirrje qytetarëve:
Sali Berisha

Sali Berisha, kreu i PD-së, i ka drejtuar një thirrje qytetarëve që ta qëllojnë me domate Kryeministrin Edi Rama kur ta shohin. Thirrja e Berishës u bë në një kohë kur Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Korçës me helikopter, ndërsa rruga që lidh juglindjen e vendit me Tiranën është shkatërruar.

Shembet Unaza e Burrelit, shembet rruga e Arbrit, shembje kudo. Sikur ato i kanë ndërtuar alientët, dhe jo kompani të kontraktuara nga qeveria dhe paratë e taksapaguesve.

Nuk veprohet sepse paratë janë ndarë nga qeveritarët. Rama fluturon në Korçë me 30 mijë euro udhëtimin. Ka shkuar me dy helikopterët.

30 mijë euro bileta e tij e mëngjesit. U bëj thirrje qytetarëve në Korçë dhe gjuajmë kryehajdutin me domate dhe vezë. Ky duhet të jetë qëndrimi i shqiptarëve në cep”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje