TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Korrik 2025, 11:42

Rama njofton reformë të re ligjore për kontrollin dhe zhvillimin e territorit: S’ka më “tokë të xanun”!

Shkruar nga Pamfleti
Rama njofton reformë të re ligjore për kontrollin dhe zhvillimin
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj fenomenit të zaptimit të hapësirave publike dhe dhënies së lejeve me shkelje, duke njoftuar reformë të re ligjore për kontrollin e territorit.

Rama paralajmëron 6 reforma të reja ligjore, një prej tyre do të jetë edhe një reformë për kontrollin dhe zhvillimin e territorit, nisur nga aksioni i paralajmëruar për zaptimin e hapësirave publike.

Në një postim në “X”, Rama thotë se “toleranca ndaj tokave të zëna në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit, që janë pranuar nga qeverisja vendore si bashkëudhëtare të jetës urbane, ndërkohë që inspektoriatet e mbrojtjes së territorit dhe policitë bashkiake janë bërë në të shumtën e rasteve pjesë e problemit, do të marrë fund”.

Në fillim të këtij muaji, Rama ka paralajmëruar bizneset për rikthimin e hapësirave që janë zaptuar duke penguar kështu jetën e qytetarëve. Përndryshe do të përballen me gjoba, shembje të menjëhershme, gjykime administrative dhe penale për “krim mjedisor dhe dëmtim të pronës publike”.

rama “tokë të xanun”

Lini një Përgjigje