Kryeministri Edi Rama shpreh solidaritet të plotë me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe kërkon reagim të unifikuar ndërkombëtar.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “X” pas sulmeve të Iranit ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, duke i cilësuar ato si “sulme të verbra dhe të dëshpëruara” kundër një vendi sovran dhe kundër vetë idesë së një Lindjeje të Mesme të bazuar në paqe dhe bashkëpunim.
Në reagimin e tij, Rama shprehet se goditja e një “oazi paqësor si Dubai me raketa urrejtjeje dhe shkatërrimi” tregon, sipas tij, natyrën e regjimit në Teheran. Kryeministri e cilëson këtë si një refleks të një sistemi “të destinuar të dështojë”, që, sipas tij, eksporton dhunë dhe përdor terrorin si armë jo vetëm kundër fqinjëve, por edhe për të frikësuar popullin e vet që kërkon liri.
Sipas Ramës, Emiratet e Bashkuara Arabe janë shndërruar në një simbol global të promovimit të paqes, dialogut, dinamizmit ekonomik, bashkëjetesës ndërfetare dhe vitalitetit kulturor. Ai thekson se vendi përfaqëson një model të një Lindjeje të Mesme moderne të sigurt në vetvete, të lidhur me botën dhe të orientuar drejt së ardhmes.
“Ta godasësh verbërisht do të thotë të godasësh vetë mundësinë e një rajoni që ka zgjedhur zhvillimin mbi shkatërrimin, bashkëpunimin mbi përplasjen dhe paqen mbi luftën”, shprehet Rama.
Në vijim, kreu i qeverisë shqiptare deklaron se Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë dhe të palëkundur me udhëheqjen dhe popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Ai thekson se siguria në Gjirin Persik nuk është çështje lokale, por një domosdoshmëri globale, pasi çdo përpjekje për destabilizim cenon rrugët energjetike, korridoret tregtare dhe arkitekturën e brishtë të paqes rajonale.
Rama bën thirrje që komuniteti ndërkombëtar të flasë “me qartësi dhe unitet”, duke dënuar agresionin shtetëror, sulmet me raketa ndaj mjediseve civile dhe destabilizimin e qëllimshëm. Sipas tij, një regjim që “vret popullin e vet në shkallë masive” nuk mund të ketë vend në komunitetin e kombeve, pavarësisht dallimeve në sisteme apo bindje politike.
Në fund të reagimit, Kryeministri thekson se e ardhmja e rajonit nuk ndërtohet me raketa, por me njohje të ndërsjellë, integrim ekonomik dhe udhëheqje të përgjegjshme.
Ai vlerëson Emiratet e Bashkuara Arabe, nën drejtimin e Presidentit Mohammed Bin Zayed, si një “fener stabiliteti dhe progresi” për vendet që duan paqen, ndërsa shton se ata që zgjedhin “errësirën dhe shkatërrimin” duhet të përballen me izolim nga një botë që mbështet stabilitetin dhe bashkëpunimin.
The blind and desperate attacks of the Khomeinist Republic against the United Arab Emirates are not merely an assault on a sovereign nation. They are an assault on stability, prosperity, and on the very idea that the Middle East can be defined by peace and cooperation rather than…
— Edi Rama (@ediramaal) March 1, 2026
Dje më 28 shkurt, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën një sulm të përbashkët në shkallë të gjerë kundër Iranit, i dyti në më pak se një vit, duke përmendur përsëri kërcënimet nga programi bërthamor i Iranit.
Në ditën e parë të ofensivës, 200 avionë luftarakë izraelitë goditën afërsisht 500 objektiva në tokën iraniane, veçanërisht sisteme kundërajrore dhe lëshues raketash, sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF).
Sulmet e djeshme vranë Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, disa anëtarë të familjes së tij, si dhe Sekretarin e Këshillit të Mbrojtjes, Komandantin e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, Shefin e Shtabit dhe Ministrin e Mbrojtjes.
Irani u përgjigj duke lëshuar raketa dhe dronë drejt Izraelit, si dhe duke sulmuar bazat ushtarake amerikane në disa vende të Lindjes së Mesme. Pas konfirmimit të vdekjes së Ajatollah Khameneit, IRGC njoftoi fillimin e “operacionit më brutal ofensiv” në historinë e ushtrisë iraniane kundër Izraelit dhe bazave amerikane.
Sipas të dhënave nga Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane, sulmet amerikane dhe izraelite kundër Iranit kanë rezultuar në të paktën 201 vdekje dhe 747 të plagosur.
Lideri boteror foli.. Rraketat e avancuara shqipetare do vrasin kudo ne bote armiqte e demokracise dhe do mbrojne interesat shqipetar
Kjo ishte shume e madhe. Rama sulmon iranin. Rama eshte palaco qe vetem llap