Kryeministri Edi Rama sulmoi opozitën për qëndrimin ndaj Belinda Ballukut, duke deklaruar se kundërshtarët politikë kërkojnë dënimin e saj pa pritur procesin gjyqësor.
Duke folur para deputetëve socialistë, Rama tha se ndaj Ballukut po bëhet një gjyq publik në media dhe në politikë, ndërsa theksoi se në këtë debat nuk po merret në konsideratë prezumimi i pafajësisë. Ai bëri edhe një krahasim me fatin e gjyshit të saj gjatë regjimit komunist.
“Duan Ballukun në burg edhe pa u hapur dera e gjyqit, dua t’u bëj një pyetje, ku dallojmë ne shqiptarët e sotëm pavarësisht bindjeve e simpatie tona njerëzore e politike nga ata që dje e deshën me doemos të pushkatuar gjyshin e saj. Pasi ua bëri fillimisht gjyqin në media dhe I dënoi në emër të popullit pa u dhënë të drejtën të mbrohen në sytë e popullit. Kjo nuk është një pyetje që e bëj sot për të mbrojtur Ballukun, sepse nuk jam avokati I askujt përballë një akuze të ngritur nga prokuroria, por për të mbrojtur të vërtetën e madhe të drejtësisë sepse jam kryeministër i këtij vendi. E vërteta e madhe quhet prezumimi i pafajësisë, si parakusht absolut i çdo hetimi dhe procesi dhe si vijë e prerë ndarëse mes drejtësisë dhe arbitraritetit”, tha ai.
Me thone te drejten , gjyshi i kesaj ishte kriminel dhe injorant! Ka vrare shume njerez te pafajshem dhe patriote..Enveri ne diktaturen e tij beri dicka qe ne demokraci do ta kishin bere 10 here me teper..