
Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar sot projektet infrastrukturore. Përveç rrugëve, ai u ndal dhe te sistemi i policimit rrugor.
Sipas tij, nuk do të ketë më policë në çdo rrugë për të kontrolluar shoferët, por kjo do të bëhet përmes teknologjisë.
“Jo të rrinë policët atje dhe të thonë ndalo pak, sistemi i kontrollit në kohë reale të shpejtësisë do të bëjë që jo vetëm të jenë të menjëhershme (gjobat), por të të vijë në telefon bashkë me gëzimin që ke në faqe për tejkalimin e shpejtësisë. Bashkë më një mesazh kujdes deri në shtëpi, mos e përsërit më se të vjen gjoba prapë. Do të ndikojë në uljen e aksidenteve sepse do t’u shkojë shumë shtrenjtë adrenalina”, tha ai.
Po ashtu, vijoi Rama, do të ketë një sistem për identifikimin e personave problematik.
“Jo vetëm të atyre në kërkim, por edhe në raport me mossigurimin e makinës, se e pasiguruar nuk do dalë dot në rrugë makinë”’, tha kryesocialisti.
Lini një Përgjigje