TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shtator 2023, 12:41

Rama: Presidentin e Serbisë nuk e zgjedh unë me Albinin, Shqipëria është gjithmonë në krah të Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Rama: Presidentin e Serbisë nuk e zgjedh unë me Albinin,

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat teksa ka folur për situatën në Veri, u shpreh se kërkon rrugën e komunikimit e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit për shkak të arsyeve strategjike të vendit.

Rama është shprehur gjithashtu se presidentin e Serbisë nuk e zgjedh dot as ai as Albin Kurti. Më tej ai shtoi se Shqipëria kërkon që dy vendet të vazhdojnë rrugën e dialogut pasi sipas tij është e vetmja mënyrë për të sjellë paqen në rajon.

“Karshillëku është shprehje e përgjegjësisë. Presidentin e Serbisë nuk e zgjedh dot as unë, as Albin Kurti dhe as të gjitha ata që do donin të ishte dikush tjetër. Serbinë nuk e paketojmë dot ta nisnim në një kontinent tjetër, as vetë nuk mbledhim dot bagazhet e të ikim, Serbia, duam s’duam është aty.

Shqipëria nuk ka arsye tjetër, përveç arsyeve strategjike për të vazhduar të kërkojë në rrugën e marrëdhënieve të komunikimit e dialogu, paqes përfundimtare në rajon. Kush në Kosovë mendon “çka bëj unë…”, do e kuptoj nesër që Shqipëria është kështu më e vlefshme në krah të Kosovës, jo duke bërë komentatorin në FB, por duke u bërë një shtet më i fortë siç jemi sot", tha Rama.

rama shqiperia kosove serbi

Lini një Përgjigje