
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Arben Ahmetajt i është bërë presion nga Edi Rama për të firmosur për inceneratorët. Po ashtu Berisha hodhi dyshimet se mund të ketë një marrëveshje mes tyre. Ish-kryeministri deklaroi se Ahmetaj ka dokumente të pakundërshtueshme për këtë.
Po ashtu ish-kryeministri ripërsëriti se Rama është përgjegjësi kryesor që dha fondet për sipërmarrjet e inceneratorëve.
“Mediat njoftojnë se Tigri i korrupsionit ka udhëtuar për Londër për marrëveshjen (deal) me Edi Ramën. Nuk mund të konfirmoj ose mohoj këtë udhëtim por siguroj shqiptarët se Arben Ahmetaj është një nga personat kryesorë të mega aferës korruptive të djegësve, por personi më kryesor, njëshi në distancë në këtë aferë është personalisht Edi Rama.
E përsëris, EdI Rama është njeriu që ka firmosur për kontratën në kundërshtim me ligjet e vendit, në kundërshtim me shkresat që i ka dërguar drejtori i Agjencisë Edmond ose Eduard Ahmetaj. Është një nga përgjegjësit kryesor se ka mobilizuar fondet rezervë të këshillit të ministrave për sipërmarrjet e djegësave. Edi Rama është përgjegjësi numër 1 sepse ai 8 muaj para se të krijohej sipërmarrja konform rregullave ligjore e Mërtirit dhe Zotos ia akordoi me Këshill të Ministrave bonusin prej 8 pikësh paçka se ministrja Felaj i thoshte se ndërmarrja nuk ekzistonte. Rama është njeriu përgjegjës për djegësat sepse dokumente të pakundërshtueshme që disponon Arben Ahmetaj faktojnë që i ka bërë presion këtij të fundit për të firmosur”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje