Politike19 Qershor 2024, 18:48

Rama “qeras” me kredi të buta zyrtarët e ministrive, ja kush përfiton

Shkruar nga Pamfleti

Rama “qeras” me kredi të buta zyrtarët e

Këshilli i Ministrave ka përcaktuar kuotat e kredive të buta që do të jepen për amdinistratën. Ashtu si çdo vit, do të jepen kreid me interes zero për 300 punonjë stë amdinistratës, të cilat do të ndahen:

 90 për Ministrinë e Brendshme; 90 për Ministrinë e Mbrojtjes; 30 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; 30 për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit; 45 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;  15 për Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Përfituesit sipas shkronjave “b”, “c”, “d” dhe “dh”, të pikës 1, të këtij vendimi, përzgjidhen në bazë kritereve të parashikuara në sistemin e pikëzimit të përcaktuar në tabelën 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi Përfituesit sipas shkronjës “a”, të pikës 1, të këtij vendimi, përzgjidhen në bazë të kritereve të parashikuara në sistemin e pikëzimit të përcaktuar në tabelën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Përfituesit sipas shkronjës “ç”, të pikës 1, të këtij vendimi, janë punonjësit arsimorë në institucionet publike të arsimit parauniversitar, si pjesë e administratës publike, dhe përzgjidhen në bazë kritereve të parashikuara në sistemin e pikëzimit të përcaktuar në tabelën 3, që i bashkëlidhet këtij vendimi”, thuhet aty.

Në rast se rezultojnë më shumë kandidatë me pikë të barabarta sesa kuotat e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, dhe tabelat bashkëlidhur, përzgjedhja e tyre realizohet sipas sistemit të pikëzimit të përcaktuar nga institucioni përfitues, për të realizuar numrin e kuotave të përcaktuara.