TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2025, 12:02

Rama ristrukturon edhe strukturat e Kuvendit/ Cilat janë Komisionet e reja dhe ato që i lihen opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Rama ristrukturon edhe strukturat e Kuvendit/ Cilat janë Komisionet e reja

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që në 4 vitet e ardhshme për Shqipërinë 2030, të ketë riorganizim dhe reformim të disa institucioneve, përfshirë dhe Kuvendin.

Gjatë fjalimit të tij, kryeministri Edi Rama ka propozuar ndryshime thelbësore në organizimin e Komisioneve Parlamentare.

Rama propozoi një ndarje të balancuar të drejtimit të komisioneve, duke sugjeruar që disa prej tyre t’i kalojnë opozitës, ndërsa të tjerat do të mbeten nën drejtimin e Partisë Socialiste.

1. Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Informimin Publik, 2. Komisioni për Shkencën, Edukimin dhe Inovacionin dhe 3. Komisioni për Mirëqenien Sociale dhe Shëndetësinë sugjerohen të drejtohet nga opozita.

Komisionet e reja:

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, ku krahas fokusit në politikat ekonomike lidhur ngushtë me tregun evropian, vjen si rëndësi punësimi. Qëllimi është sjellja në fokus edhe e politikave të punësimit, lirisë së lëvizjes së punëtorëve, dialogut social, shëndetit dhe sigurisë në punë, referuar kapitullit 2 dhe 19 të negociatave. Këshillohet që këtë…

Komisioni për çështjet ligjore dhe administratën publike, të mbajë në funksion të negociatave barrën e shqyrtimit të ligjeve, duke siguruar përputhshmërinë e tyre me zbatueshmërinë e tyre. Kuvendi do të kujdeset edhe për vlerësimin dhe hedhjen e gjithë hapave ligjorë për administratën publike, pjesë e grup-kapitullit “Themeloret”, për respektimin e sundimit të ligjit dhe sundimin e shtetit. Këtë Komision ta drejtojë shumica parlamentare.

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen – bashkëpunim strategjik me Parlamentin Evropian në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Të dyja anë të medaljes. Në rast agresioni, duhet të jetë e aftë të mbrojë vetveten pa pritur ta mbrojë dikush tjetër. Ky Komision do të kujdeset të mbështesë forcimin e kapaciteteve të sigurisë, parametrat e lartë të mbrojtjes si dhe bashkëpunimin me institucionet evropiane të ligjzbatimit.

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet vjen në rritje të vëmendjes ndaj shkencës, lidhur ngushtësisht me inovacionin, por përsëri i lidhur me procesin e negociatave. Sugjerohet të drejtohet nga opozita. 

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale – do të jetë një pjesë e qenësishme e përpjekjeve të mandatit të ri. Sugjerohet të drejtohet nga opozita.

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Burimet e Qëndrueshme – mijëra e mijëra faqe standardesh në transport apo në tregun ekonomik e digjital do të kalojnë në këtë komision dhe do të mbajë barrën e të gjitha dokumenteve.

Lini një Përgjigje