
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një tjetër ndarje territoriale. Rama, nga Asambleja Kombëtare e PS-së, tha se do të ngrihet në Kuvend një komision që do të hartojë reformën e re.
Kjo do të thotë se do të ketë një ndryshim të numrit të njësive vendore (Bashkive) nga 61 që janë sot, në më pak ose më shumë, varësisht nga propozimet.
Rama tha se në këtë komision janë të ftuar edhe forcat e tjera, por tha se nuk do të pritet pafund ardhja apo angazhimi i tyre.
“Janë të ftuar të vijnë, për të dhënë kontributet e tyre, por kjo nuk do të thotë se do të presim apo bllokojmë punën për këtë reformë dhe reforma të tjera, nëse palët e tjera nuk duan të vijnë”, tha Rama.
Lini një Përgjigje