Politike20 Shkurt 2024, 18:20

Rama sfidon opozitën/ Mijëra qytetarë në protestë kundër tij, kryeministri shfaqet krah Erdoganit

Shkruar nga Pamfleti

Rama sfidon opozitën/ Mijëra qytetarë në protestë

Teksa opozita po zhvillon protestën e saj para Kryeministrisë, kryeministri Edi Rama duket se i ka sfiduar hapur duke u shfaqur krah presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Presidenti turk Erdogan dhe kryeminsitri Rama po zhvillojnë një konferencë për mediat në një kohë kur para Kryeministrisë janë mbledhur qindra qytetarë për të protestuar kundër tij në tubimin e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.

Rama dhe Erdogan kanë firmosur disa marrëveshje bashkëpunimi nga ai mes dy radiotelevizioneve, asaj shqiptare dhe turke, marrëveshja për bashkëpunimin për turizmin, marrëveshja për menaxhimin e zonave të mbrojtura.

Këto marrëveshje janë firmosur nga ministrat përkatës:

-Projektmemorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike të Republikës së Turqisë për bashkëpunim në fushën e mjedisit.

-Projektmemorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve të Republikës së Turqisë për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zonave të mbrojtura.

-Projektmarrëveshje ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë mbi statusin e zyrës së koordinimit të programit TIKA Tirana

-Projektmarrëveshje kuadër ushtarake ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.

-Projektmemorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë në Fushat e Medies dhe Komunikimit.

-Protokoll Bashkëpunimi midis Korporatës Turke të Radiotelevizionit dhe Radiotelevizionit Shqiptar.

 

rama sfide opozita proteste erdogani