
Teksa ka pak minuta që ka nisur protesta kombëtare e opozitës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, pjesë në këtë tubim është edhe vajza e ish kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi.
Argita Malltezi shihet duke u takuar me demokratët pjesëmarrës në protestë.
Argita Malltezi është parë shpesh herë protagoniste në protestat e organizuara nga ish kryeministri Sali Berisha si dhe nga tubimet poshtë dritares së banesës si mbështetëse e të atit.
Protesta e ditës sotme (20 Shkurti) është thirrur nga Opozita si një revoltë ndaj qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama. Kjo datë përkon edhe me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës.
Lini një Përgjigje