TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Qershor 2026, 10:01

Rama shpërthen ndaj protestuesve për Zvërnecin: Projekti do të bëhet

Shkruar nga Pamfleti
Rama shpërthen ndaj protestuesve për Zvërnecin: Projekti do
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonet ndaj protestuesve dhe aktivistëve që kundërshtojnë projektin e planifikuar në zonën e Zvërnecit dhe Sazanit, duke i akuzuar ata për manipulime, spekulime dhe dëmtim të imazhit turistik të vendit.

Në një reagim publik, Rama iu referua takimit që zhvilloi me banorë të zonës, duke pretenduar se qëndrimi i tyre është i ndryshëm nga ai që, sipas tij, po paraqitet në media dhe rrjetet sociale.

Sipas Ramës, banorët në Zvërnec janë shqetësuar për të ardhmen e projektit dhe nuk e kundërshtojnë atë.

"Këtë javë shkova dhe takova banorët e zonës së Zvërnecit, në një takim që, për të gjithë ata që duan të dëgjojnë, është i postuar në faqen time. Vlen shumë më tepër se çdo ulërimë, çdo zhurmë, çdo kuje, çdo shqetësim, manipulim, falsifikim apo spekulim nga çorba e ditëve të fundit.

Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga flamingot online si njerëz të mbledhur me zor, si njerëz të mbledhur kokërr më kokërr, si njerëz që nuk përfaqësonin komunitetin etj., ndërkohë që ata janë njerëzit që jetojnë në atë zonë. Ajo zonë nuk është një zonë e mbipopulluar. Ajo është një zonë ku ata njerëz që kanë interesa aty, që punojnë aty, që i pretendojnë pronat e tyre aty, madje aty ku do të zhvillohet projekti, që mbajnë familjet e tyre nga aktivitetet e vogla aty, nga shërbimet dhe nga puna e përditshme aty, janë ata.

Nuk vajta të takoj njerëz të mbledhur nga Narta poshtë apo nga Vlora lart. Vajta të takoj ata që janë aty, pikërisht ata që e kanë interesin e drejtpërdrejtë, qoftë për të drejtën e pronës, qoftë për të drejtën që të dëgjohen, qoftë për të drejtën që të jenë pjesëmarrës në këtë proces, qoftë edhe për të drejtën që të zhvillohen. Okay?

Dhe ajo që dëgjova prej tyre natyrisht nuk ishte një surprizë për mua. Ishte krejt ndryshe nga ajo që dëgjohet çdo ditë. Ishte një bisedë për shqetësimet konkrete, për problematikat konkrete, për mënyrën se si adresohet një pretendim, një pronë e kthyer dhe e regjistruar, por që, në rast se kthimi dhe regjistrimi janë bërë në mënyrë të parregullt, ka gjykatë, ka një proces dhe në fund gjithçka ishte pozitive mes njerëzish që diskutojnë si njerëz, mes njerëzish që nuk i qepen njëri-tjetrit me gurë në trastë. Okay?

Dhe ajo që bëri më shumë përshtypje ishte se, pavarësisht pyetjeve, shqetësimeve, kërkesave që kishin, në asnjë moment nuk dëgjova prej tyre të vihej në diskutim vetë ideja që ky investim duhet të ndalet. Madje, përkundrazi, ndjeva shqetësim edhe më pas kur dolëm; ndjeva shqetësim që: “Aman, mos ndalet, aman, mos ta humbasim këtë gjë”.", shprehet Rama.

Një pjesë e deklaratës së tij u fokusua edhe te ndikimi që, sipas kryeministrit, kanë protestat në sektorin e turizmit. Ai paralajmëroi se debati publik dhe imazhi i krijuar në rrjetet sociale mund të ndikojnë negativisht te rezervimet turistike.

“Kjo që turma normale kthehet në qindra mijëra njerëz që po vlojnë në Shqipëri do të dëmtojë turizmin, çuna, goca. Kanë filluar disa shenja shqetësuese të çregjistrimeve në Sarandë, disa shenja shqetësuese, pak, por para se të bëhet trend që të fillojnë ata që kanë prenotuar për të ardhur, pra për të sjellë ato para që do të shkojnë te bizneset e vogla, që do të shkojnë te familjet që mezi e presin këtë sezon, atëherë do të humbasim shumë turistë këtë vit”, u shpreh Rama.

Ai ironizoi gjithashtu protestuesit, duke thënë se një pjesë e tyre nuk kanë lidhje me zonën dhe se shumë prej atyre që mbrojnë flamingot nuk i kanë parë kurrë nga afër.

“Mbase ky është edhe qëllimi, që të jetojmë vetëm me flamingot, të cilët 99.99 për qind e atyre që i mbrojnë s’i kam parë ndonjëherë me sy”, deklaroi ai.

Në fund të reagimit, Rama dha një mesazh të qartë se qeveria nuk ka ndërmend të tërhiqet nga investimi.

“Ndërkohë që projekti do të bëhet, që të jemi shumë të qartë. Projekti do të bëhet sepse është një e mirë e madhe për ekonominë tonë. Është një bekim i madh për Vlorën dhe është një kapërcim i madh epokal për Shqipërinë turistike dhe për Shqipërinë europiane”, tha kryeministri.

rama protestuesve zverneci projekti do të bëhet

3 Komente

  1. e
    erg

    Llafi yt tani nuk vlen ASGJE! ti ke nje KM ne detyre sa pa te nxjerre nga zyra!

    1. L
      Lili

      Jam shumë e lumtur që Rinia Shqiptare të ka shfazuar...të ka bërë të shkosh atje ku ke qenë:Në spitalin psikiatrik, kartelën psikiatrike tënden e ka nxjerrë Mero Baze tek gazeta "Tema",vite më parë...

      1. A
        Anna Anna

        Jam shumë e lumtur që Rinia Shqiptare të ka shfazuar dhe të ka bërë të shkosh atje ku ke qenë:"Në spitalin psikiatrik!Kartelën tënde të spitalit psikiatrik t'a ka botuar në gazetën Tema Mero Baze vite më parë

        Lini një Përgjigje