
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në kryeqytetin slovak, ku ështi i pranishëm në forumin “Open Roads: Balkans Back in Business”.
Rama në fjalën e tij në panelin e diskutimit mbi Ballkanin, tha se diçka duhet të ndryshojë në mënyrë thelbësore në marrëdhënien mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.
Ai u shpreh se kjo gjë duhet të ndodhë pasi rajoni s'mund të kthehet sërish pas.
Rama ritheksoi ‘kritikat’ e tij për fondet që rajoni i Ballkanit Perëndimor merr nga Bashkimi Europian të cilat sipas tij janë 11 herë më të vogla sesa ato që jepen nga BE për vendet e Evropës Juglindore.
Rama tha se po të mos ishte për Turqinë, Shqipëria do kishte më shumë vdekje nga pandemia.
“Do ta nis me atë çfarë ndodhi në Europë dhe BE në përgjigje të krizës së madhe që goditi Europën por që na goditi edhe ne. Kjo shpjegon atë hendek të jashtëzakonshëm midis shteteve anëtare të BE dhe mes nesh, vendeve të Ballkanit Perëndimor Mes 2020 dhe 2021 mes disa paketave shumë të mëdha, BE dha 47.5 miliardë euro për shtetet anëtare. Ndërkohë që për ne u dha 1 miliardë për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, mes të cilave 500 milionë në grante. Këto ishin rishpërndarje e fondeve të IPA-s. Pra ajo që duhet të merrnim nga IPA për projekte të caktuara u rikonjektuan. Nuk po them se nuk ishte diçka e mirë por them që ishte një rishpërndarje. Pika e dytë që dua të përmend se dhënia e granteve nga BE për vendet e Europës juglindore do jetë 11 herë më e madhe se ajo që u dha për Ballkanin Perëndimor. Nga fondet e IPA-s marrim 90% ndihmë teknike dhe 10% investime”– tha Rama.