TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Tetor 2023, 16:09

Rama vijon të bëjë rolin e “kumbarit” të Ballkanit: Kurti dhe Vuçiç të tregojnë përgjegjshmëri, rajoni ka nevojë për paqe

Shkruar nga Pamfleti

Rama vijon të bëjë rolin e “kumbarit” të

Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për pranimin e propozimit të BE-së për de përshkallëzimin e situatës dhe nisjen e negociatave për formimin e asociacionit në komunat veriore.

Me anë të një reagimi në platformën “X”, kreu i qeverisë shqiptare e quajti takimin e liderëve të BE-së me presidentit serb dhe kryeministrin e Kosovës, një moment historik të rëndësishëm.

Duke mos hequr dorë nga roli i tij imagjinar si 'kumbari' i Ballkanit, Rama i bëri thirrje Kurtit dhe Vuçiçit që të demonstrojnë lidership dhe të punojnë me partnerët perëndimor për të zbatuar Marrëveshjen Themelore për normalizimin e marrëdhënieve dhe sjelljen e paqes në rajon. 

E përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të avancuar me vendosmëri drejt zgjidhjes debllokuese të ASM-së përmes instrumenteve të vetë-menaxhimit si kornizë për negociatat e ardhshme. Ky është me të vërtetë një moment historik i rëndësishëm. Liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të demonstrojnë lidership dhe të punojnë ngushtë me partnerët tanë perëndimorë për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Themelore për normalizimin e marrëdhënieve, pa vonesa të mëtejshme. Rajoni ynë meriton paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin për një të ardhme të përbashkët, më të mirë, në vend të konflikteve, lojërave të fajësimit dhe pengesave që na dëmtojnë të gjithëve”, shkruan Rama.

Kujtojmë se Kurti dhe Vuçiç u pritën sot në takimet të ndara nga liderët e BE-së, kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

rama albin kurti

Lini një Përgjigje