Artisti i njohur ndryshe si “YE” ka falënderuar kryeministrin Rama për ndërtimin e një stadiumi enkas për koncertin e tij...
Këngëtari Kanye West ka reaguar për herë të parë për koncertin e mbajtur dje në Tiranë. Me një fjali të shkurtër në rrjetin social “X”, artisti i njohur ndryshe si “YE” ka falënderuar kryeministrin Rama për ndërtimin e një stadiumi enkas për koncertin e tij, si dhe shqiptarët të cilët e mirëpritën.
Thank you Edi Rama and to all of Albania for building a stadium and welcoming me into your beautiful country
— ye (@kanyewest) July 12, 2026
“Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë që ndërtuat një stadium dhe më mirëpritët në vendin tuaj të bukur”, shkruan Kanye West.
Vlen të theksohet se koncerti i West u përfshi në shumë polemika në vendin tonë, pas përfshirjes së qeverisë dhe përdorimit të fondeve të emergjencës për të mos lejuar anulimin e këtij eventi.
Kjo ndodhi pasi vetëm 25-30 mijë bileta u shitën deri pak ditë para koncertit duke lënë rreth 30 mijë të tjera të pa shitura. Qeveria ndërhyri dhe bleu biletat e mbetura me fodnet e emergjencave dhe më pas i shpërndau ato për administratën dhe anëtarët e Partisë Socialiste.
Por kjo duket se është vetëm maja e ajsbergut, pasi që në fillim ka pasur dyshime mbi financimin e ndërtimit të stadiumit. Pavarësisht se u tha që stadiumi do të ndërtohej nga vetë këngëtari, dyshohet se qeveria shqiptare mund të ketë investuar para të tjera për infrastrukturën dhe falënderimi i West për këtë ndez një dritë dyshimi të madhe.
Ndërkohë që pak minuta më parë Rama në një mesazh në rrjetet sociale për koncertin, fajësoi protestuesti për shpërdorimin e 4.2 milion eruove nga fondi i emergjencave për koncertin e West. Sipas tij, protestat kundër qeverisë trembën turistët e huaj që kishin planifikuar të vinin për të parë koncertin.
Njerez! Kemi te bejme me nje Kaligula apo Neron! Duhet vleresim mjekesor per aftesine e tij per kuptuar e vepruar. Ai nuk ka faj, faj kane ata qe e kane zgjedhur dhe ata qe kane per detyre te benin vleresimin e statusit te tij psiqik si i papershtatshem per nje funksion te tille
shume mire beri ishte investim qe per 3 dite tirana i nxori katerfish parate e shpenzuara nga qeveria dhe fitoi privati hotelet resorantet,takxite fituan per 3 dite 15 miljon dollare, duhet te jesh idiot islamik iranian te mos kuptosh logjiken e berjes se vendit, poshte antishqiptaret, poshte anadollaket qe e duan Shqiperine si kandahari
Ça thua o gjytyrym! Ik haje dopio piten se tu ftoh.
Inceneratoret, unaza e madhe, rruget qe prishen brenda muajit, tuneli, spitalet, check up, sterilizimi, pleherat qe po permbytin lumenjte e token, kadastra hajdute, Aksh-i i Lindes dhe Gysit, Ekonomia klienteliste, kryeqyteti me 6 ore uje ne dite, kullat e mafies qe po i marrin frymen qyteteve, emigracioni i frikshem, pronat private e publike qe i shperndan te miqte e tij si t’i kishte te babait por ku eshte pjestar dhe vete, karagjozlleku i k/ministrit etj etj…do mẽ? Ky eshte Kandahar e kaluar Kandaharit
Ore ti "poshtë komunizmi", ishte më mirë ato lekë t'jua ndante atyre që thua ti se fituan. Kjo mesele nuk është katër milion euro. Është shumë më tepër. Po stadiumin kush e ndërtoi? Po biletat epashitura kush i bleu? Llogarit hollë hollë 20 miliardë lek të vjetra. Kemi "fituar" sigurisht si gjithmonë, peër një këgëtar që s'do ta dëgjoja edhe të më paganism. Bëji fresk Edit se është vapë!!!
Ky ka shkar fare.
Po taksa a pagoi? Nese jo drejtori I pergjithshem dhe drejtori i Tiranes duhet kallzuar per shoerdorim detyre.