TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2025, 22:34

Rama zbulon nëse do të tërhiqet nga politika në vitin 2030

Shkruar nga Pamfleti

Rama zbulon nëse do të tërhiqet nga politika në vitin 2030

Se çfarë do të ndodhë me kabinetin aktual qeveritar, nëse do të fitojnë zgjedhjet, kryesocialisti Rama zgjodhi të mos e zbulojë tani por t’ia lerë kohës.

Por a është i lodhur Rama në krye të betejave, kësaj pyetje në  intervistën me gazetarin Sokol Balla në Real Story, Rama zgjodhi t’i përgjigjet me fjalën e nënës së tij, të ndjerë.

Që kur shumë vite më parë shkoja te ime më edhe isha si i lodhur edhe më thoshte ca ke I thoja u lodha. Pse thoshte ta ka dhënë njeri me zor? Nëse u lodhe lërë, në të kundërt mos thuaj u lodha, ndaj nuk them asnjëherë u lodha”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se me hyrjen e Shqipërisë në BE, për të do të jetë momenti për të qëndruar për të parë rrugën e të ardhmes duke marrë frymë.

“Është përmbushja e një misioni shumë të madh, në momentin që përmbushet ai mision, aty është momenti për të qëndruar një moment dhe për të parë rrugën e të ardhmes duke marrë frymë, se deri tani nuk kam marrë frymë asnjëherë dhe nuk do marr frymë deri sa  të përmbushet ky mision”, tha ai.

Lini një Përgjigje