
Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar mundësinë e një bashkëpunimi me PSD e Tom Doshit pas zgjedhjeve të 11 majit.
Nisur nga deklaratat e Doshit se qeveria e ardhshme nuk do të krijohet pa mbështetjen e PSD, Rama tha në emisionin ‘Real Story’ se nuk ka nevojë për ofertën e askujt.
“Ne nuk kemi nevojë për ofertën e askujt. Jemi PS e Shqipërisë nuk jemi në garë elektorale me të tjerë, por në një sfidë me historinë. Këto të gjitha janë pjesë e gjellës së përditshme. Nuk dua të hyj fare në këtë lloj territori apo të merrem me këto diversione lokale që i bëhen PS apo kryetarit të bashkisë në Shkodër. Unë di të them vetëm që PS në Shkodër nuk ka asnjë adresë tjetër përveç PS”, nënvizoi ai.
Lini një Përgjigje