TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2025, 22:18

Drejtësia nuk preket, Rama: Zero ndërhyrje përmes komisionesh të posaçme

Shkruar nga Pamfleti

Drejtësia nuk preket, Rama: Zero ndërhyrje përmes komisionesh

Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kreu I PS, komentoi ngritjen e Komisionit të  Posaçëm Antikorrupsion, teksa ishte i ftuar në “Real Story”.

Ai theksoi se ky komision do të vazhdoje punën deri kur Shqipëria të hyjë në Bashkimin Evropian dhe ngritja e tij nuk synon të ndërhyrje në punët e drejtësisë së re, tezë e cila është artikuluar në opinionin publik.

“Ajo do vazhdojë dhe ai komision do vazhdojë deri kur Shqipëria të hyjë në BE. Ai komision nuk është asgjëkund gjëja që shumëkush ka interpretuar dhe shumëkush kërkon që të jetë për të krijuar idenë se ne kemi bërë një komision për të ndërhyrë në punët e drejtësisë, nuk është fare. Në negociata, 67% e gjërave që në duhet të bëjmë kanë të bëjë më drejtësinë”, tha ai.

Gjithashtu Rama komentoi edhe goditjet që ka kryer sistemi i drejtësisë.

Ai theksoi se Partia Socialiste e ka dorëzuar shpatën dhe se ajo nuk merret më mbrapsht në dorë të politikës.

“Nuk dua të numëroj njerëz dhe nuk dua të përmend emra njerëzish. Behët fjalë për 12 vjet rrugëtim. PS është parti shumë e madhe dhe ne kemi shumë njerëz të angazhuar në qeveri. Kjo është zgjedhja që kemi bërë dhe do t’i qëndrojmë deri në fund se ndryshe për çfarë e bëmë këtë zgjedhje.

Zgjedhja që bëmë është të dorëzojmë shpatën, nuk është në dorën tonë. Shpata është dorëzuar dhe nuk merret më, fjalët për të mbajtur një qëndrim në një moment të caktuar janë normale se ne jemi në demokracia dhe ne e kemi dorëzuar shpatën dhe nuk kemi çfarë të diskutojmë më. Ato janë vendime sovrane të drejtësisë”, u shpreh Rama.

Lini një Përgjigje