TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2025, 17:57

Ramës nuk i dalin llogaritë? PS tjetër apel për pjesëmarrje: Shkoni bëni detyrën, ngrihuni vetë dhe merrni një të afërm

Shkruar nga Pamfleti

Ramës nuk i dalin llogaritë? PS tjetër apel për

Partia Socialiste vazhdon t’u bëjë thirrje qytetarëve shqiptarë që të vazhdojnë të marrin pjesë masivisht në zgjedhe.

Nga selia rozë e PS zëdhënësja Silda Çepe përçoi përsëri një mesazh për të gjithë qytetarët shqiptarë, që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të përmbushin detyrën e tyre qytetare.

“Ngrihuni vetë merrni një mik, një shok një të afërm, një fqinj dhe shkoni bëni detyrën tuaj qytetare, shkoni dhe votoni. I bëjmë thirrje çdo të riu dhe çdo të riu dhe çdo të reje që të gjejnë pak dhe të shkojnë të votojnë, sepse nga vota e tyre do të marrë drejtim Shqipëria. I bëjmë thirrje nga vota e tyre do të marrë drejtim Shqipëria.

I bëjmë thirrje çdo gruaje dhe çdo burri, atyre që po shikojnë pushimin e pasdites dhe atyre që janë në punë që të gjejnë pak kohë dhe të shkojnë të votojnë, të bëjnë detyrën e tyre qytetare, sepse me votën tuaj do të vendosni nëse Shqipëria do të marrë drejtimin e duhur drejt Evropës apo do të humbasim kohë dhe thirrje të çmuara. Mbi të gjitha i bëjmë thirrje çdo prindi, çdo gjyshi dhe gjysheje që të gjejnë pak kohë për të votuat, sepse kjo votë do të ofrojë shumë për të ardhmen e fëmijëve tuaj, për të ardhmen e nipërve tuaj", tha ajo.

Lini një Përgjigje