TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Qershor 2026, 20:31

Ramës nuk i ndahet tersi, i ngec mikrofoni në Fier!

Shkruar nga Pamfleti
Ramës nuk i ndahet tersi, i ngec mikrofoni në Fier!
Edi Rama në Fier

Rama u përball me një problem teknik, pasi mikrofoni nuk funksionoi për disa çaste.

Kryeministrin Edi Rama e ka shoqëruar tersi edhe gjatë aktivitetit të organizuar në Fier me rastin e 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste.

Teksa po mbante fjalimin e tij, Rama u përball me një problem teknik, pasi mikrofoni nuk funksionoi për disa çaste. Kryeministri e kaloi situatën me humor dhe batuta, duke iu referuar edhe blogerëve që kanë kritikuar investimin në zonën e Zvërnecit në Vlorë.

“Te unë e gjetët tani mos të punojë mikrofoni? Doni që të thonë blogerët që i iku goja Edi Ramës? Se blogerët në fakt kanë shumë gojë. Ok, po e provoj me këtë tjetrin, sepse ishte moment solemn”, u shpreh Rama.

Deklarata e tij u prit me të qeshura nga të pranishmit në sallë, ndërsa aktiviteti vijoi normalisht pas zgjidhjes së problemit teknik.

Ceremonia në Fier u organizua në kuadër të 35-vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste, ku morën pjesë drejtues të partisë, përfaqësues të pushtetit vendor dhe mbështetës të saj.

edi rama në fier

Lini një Përgjigje