TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2025, 19:00

“Reforma në drejtësi, mundësi e artë për ne”/ Zbardhen detaje të reja nga dosja “McGonigal”, nga darkat te fotot me Ramën

Shkruar nga Pamfleti

“Reforma në drejtësi, mundësi e artë për

McGonigal shpesh kërkonte informacione përditësuese mbi atë se kush do të arrestohej dhe kur...

Skandali McGonigal nuk shuhet dhe vijon të rikthehet me fakte të reja. Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka publikur sot investigimin mbi hetimet që nisën ndja Trump në 2017 për lidhjet ruse, ku pjesë ishte edhe Charles McGonigal. Në raport i kushtohet një kapitull i veçantë lidhjeve me Shqipërinë. 

Departamenti i Drejtësisë ka zbuluar në raportin e tij hetimor se ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, ka pasur dy takime private me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në vitin 2017.

Sipas dokumentit zyrtar të siguruar nga "Pamfleti", McGonigal u prit në Shqipëri nga një ish-zyrtar i qeverisë shqiptare, i identifikuar si Personi B, i cili punonte si këshilltar jozyrtar i Ramës dhe njëkohësisht për kompaninë kineze CEFC. Bëhet fjalë për Dorjan Duçkën. Ky person organizoi për McGonigal një darkë private me Kryeministrin në shtator 2017, si dhe një takim të dytë dy muaj më vonë, gjatë një vizite tjetër në Tiranë.

Në raport thuhet se më 9 shtator 2017, McGonigal i dërgoi një miku personal një foto me Ramën. Në një mesazh tjetër, ai i shkroi një personi tjetër se Kryeministri shqiptar ishte duke reformuar sistemin e drejtësisë dhe se kjo reformë përfaqësonte “shumë mundësi”, një frazë që hetuesit e DOJ e kanë interpretuar si shenjë të interesit të tij për përfitime private.

Raporti thekson se McGonigal nuk raportoi kurrë në FBI këto takime me Kryeministrin e Shqipërisë dhe as kontaktet e tij të vazhdueshme me Personin B. Madje, ndërkohë që kërkonte informacione të brendshme mbi hetimin federal kundër CEFC-së, ai e mbante të fshehtë faktin që po shfrytëzonte lidhjet e tij me zyrtarë të lartë shqiptarë.

“Reforma në drejtësi, mundësi e artë për

Departamenti i Drejtësisë konkludon se takimet e fshehta të McGonigal me Ramën ishin pjesë e një skeme të gjerë ndikimi dhe korrupsioni ndërkombëtar, ku reforma në drejtësi në Shqipëri u perceptua nga ai si një shans për “zhvillime të ardhshme biznesi”.

McGonigal pati disa takime dhe biseda të tjera me Personin B (Dorjan Duka) gjatë disa muajve në vijim. McGonigal u takua me Personin B disa herë në New York City, duke përfshirë një rast në të cilin Personi B la një pushim familjar në Florida për t'u takuar me McGonigal, Personin A dhe ish-agjentin e FBI-së në qershor 2017 dhe një rast tjetër në të cilin Personi B e prezantoi McGonigal me një ish-zyrtar qeveritar të Rumanisë.

Personi B gjithashtu priti McGonigal në Shqipëri në shtator dhe nëntor 2017. Gjatë udhëtimit të shtatorit 2017, Personi B organizoi një darkë private midis McGonigal dhe Kryeministrit të Shqipërisë, dhe McGonigal u takua përsëri me Kryeministrin gjatë vizitës së tij të dytë në Shqipëri, dy muaj më vonë.

Më 9 shtator 2017, McGonigal i dërgoi një mikut personal një fotografi me Kryeministrin dhe, në një mesazh të ndarë për një person tjetër, ai shkroi se Kryeministri po reformonte sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe se kjo paraqiste ‘shumë mundësi’.

Megjithatë, McGonigal nuk i raportoi kurrë këto kontakte të vazhdueshme me Personin B dhe takimet e tij me Kryeministrin tek ekipi i çështjes në FBI. Sipas Agjentit Mbikëqyrës, McGonigal shpesh kërkonte informacione përditësuese mbi atë se kush do të arrestohej dhe kur, ndërkohë që nuk e zbulonte faktin se po vazhdonte të takohej me Personin B dhe me Kryeministrin e Shqipërisë.

Gjithashtu, McGonigal nuk raportoi sipas kërkesave të FBI-së as kontaktet e tij me Personin B (një shtetas i huaj), as udhëtimet e tij ndërkombëtare në Shqipëri, siç kërkohej nga politika e FBI-së dhe si një kusht i autorizimit të tij për siguri", thuhet aty.

Pjesë nga raporti i DOJ mbi lidhjet me Shqipërinë

-“Personi B tha se kishte përshtypjen se qeveria e SHBA po kryente një vlerësim të rrezikut mbi CEFC.”

-“Dy ditë pas takimit të tij me Personin B, më 12 prill 2017, McGonigal i shkroi një bashkëpunëtori të biznesit, Sergey Shestakov, se kishte ‘siguruar një kontakt shumë të mirë në Qeverinë Shqiptare për zhvillime të ardhshme biznesi. Gjithmonë duke punuar për të ardhmen.’”

-“Gjatë muajve në vijim, McGonigal pati disa takime e biseda të tjera me Personin B. Një rast ishte kur Personi B e prezantoi McGonigal me një ish-zyrtar qeveritar të Rumanisë.”

-“Personi B e priti McGonigal në Shqipëri në shtator dhe nëntor 2017. Gjatë udhëtimit të shtatorit, Personi B organizoi një darkë private midis McGonigal dhe Kryeministrit të Shqipërisë, dhe McGonigal u takua sërish me Kryeministrin gjatë vizitës së tij të dytë, dy muaj më vonë.”

-“Më 9 shtator 2017, McGonigal i dërgoi një mikut personal një foto me Kryeministrin dhe i shkroi një tjetri se Kryeministri po reformonte drejtësinë (në Shqipëri) dhe se kjo paraqiste ‘plot mundësi.’”

-“Në aktakuzën e janarit 2023 kundër McGonigal, Personi A u përshkrua si një shtetas shqiptar me lidhje me qeverinë shqiptare… Ndërsa Personi B u përshkrua si një ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare dhe punonjës i një ‘konglomerati energjetik kinez.’”

-“Në gusht 2017, Kryetari i CEFC paralajmëroi Ho që të mos udhëtonte drejt SHBA-ve derisa të zgjidheshin akuzat kundër tij… Hetuesit më pas u fokusuan te Personi B, ish-zyrtar i qeverisë shqiptare që ishte bërë këshilltar rajonal i CEFC China në Evropë, dhe komunikimet e McGonigal me të.”

-“Në periudhën përkatëse, Personi B ishte konsulent për qeveri të huaja dhe biznese mbi investime ndërkombëtare dhe, përveç punës së tij për CEFC China, Personi B ishte këshilltar joqeveritar i Kryeministrit të Shqipërisë.”

Lini një Përgjigje