TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Prill 2026, 13:46

Reforma Territoriale në diskutim, Ervin Demo tregon cilin model po favorizon PS

Shkruar nga Pamfleti
Reforma Territoriale në diskutim, Ervin Demo tregon cilin model po
Ervin Demo

Qeveria ka miratuar rregulloren e re për përdorimin e hapësirave publike, një vendim që synon të standardizojë praktikat në të gjitha bashkitë dhe të garantojë balancën mes interesit publik dhe aktivitetit të bizneseve.

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, theksoi se kjo rregullore sjell një qasje të unifikuar për administrimin e hapësirave publike.

“Sapo kemi miratuar rregulloren për miratimin e hapësirave publike. Kur flasim për të drejtën që kanë qytetarët për përdorimin e këtyre hapësirave, duke garantuar mundësi përsa i përket zhvillimit për subjekte. Rregulloja do të sjellë risi sa i përket unifikimit të praktikave. Bashkitë janë tashmë në të njëjtin shtat sa i përket sistemit rregullativ. Bashkitë kanë qenë pjesë e procesit”, tha Demo.

Ministri bëri të ditur gjithashtu se disa bashki të tjera i janë bashkuar projektit të “Paketës së Maleve”, duke rritur interesin për zhvillimin territorial.

“4 bashki të reja që kanë miratuar, Sarandë, Kuçovë, Gramsh, Tropojë. Mund të themi që numri i aplikimeve në territor është edhe më i madh, i ka kaluar 500 aplikime. Bashki të tjera në proceset përfundimtare”, tha Demo.

Sa i përket reformës territoriale, ai theksoi se procesi është ende në fazë diskutimi dhe nuk ka një model përfundimtar të dakordësuar.

“Në mbledhjen e grupit parlamentar janë diskutuar modele të ndryshme, nuk ka një qëndrim nga PS dhe aq më tepër brenda komisionit. Ne duhet të ecim përpara me procesin. Është normale që të gjithë jemi duke analizuar modele të ndryshme. Ne i referohemi më shumë specifikave të Shqipërisë dhe sfidave. Nuk ka një qëndrim”, u shpreh ministri.

Ndërkohë, Demo theksoi se rregullorja e re vendos një parim të qartë për përdorimin e hapësirave publike, duke vendosur qytetarët në plan të parë.

“Zgjidhja është e qartë, përparësi kanë qytetarët. Jo çdo subjekt do të ketë mundësinë për të ushtruar aktivitetin. Ajo çfarë bën rregullorja është që vendos disa parametra, për ruajtën e hapësirave publike dhe shfrytëzimin e tyre. Rregullorja përfshin dhe element që kanë të bëjnë me estetikën”, tha ministri.

ervin demo

1 Komente

  1. O
    Opionisti

    Amund te behete me vota te populli per rregullore dhe organik me vota te populli

    Lini një Përgjigje