TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shkurt 2026, 14:16

Retë e zeza të kabinetit të ri të Edi Ramës: Njollat e ministrit të jashtëm, Ferit Hoxha

Shkruar nga Pamfleti
Retë e zeza të kabinetit të ri të Edi Ramës: Njollat e
Ferit Hoxha dhe Elisa Spiropali /

Spastrime politike në kabinet për të eliminuar çdo alternativë të brendshme dhe për të mbetur i pazëvendësueshëm përballë presionit të drejtësisë...

Deklarata e Edi Ramës se qeveria funksionon si ekip basketbolli me ndërrime të shpeshta vjen në një moment tensioni të brendshëm në PS dhe presioni institucional. Lëvizjet e fundit në kabinet, përfshirë largimin e figurave me profil politik dhe zëvendësimin e tyre me emra të afërt me kryeministrin, interpretohen si përpjekje për të konsoliduar kontrollin personal. Kritikat brenda grupit parlamentar dhe konteksti i hetimeve të SPAK e kanë shtyrë Ramën drejt një modeli më të centralizuar drejtimi, ku besnikëria prevalon mbi peshën politike.

Edi Rama deklaroi dje në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste se jemi si ekip basketbolli dhe do të ketë ndërrime të shpeshta.

Por në fakt, shumica nga lojtarët që futi në ndeshje nuk janë fare pjesë e skuadrës së Partisë Socialiste. Ata janë thjesht pjesë e partisë më të fuqishme dhe më me pushtet në vend, pjesë e klaneve të Edi Ramës.

Të paktën tre ministrat më të rëndësishëm të kabinetit: ai i Jashtmi, i Infrastrukturës dhe i Mbrojtjes nuk janë personazhe të zgjedhur në PS apo nga forumet e saj, por vetëm aparatçikë të besuar të kryeministrit.

Një nga largimet më të bujshme në kabinet ishte ai i Elisa Spiropalit, pas vetëm 5 muajsh në krye të diplomacisë, ndërkohë që vinte nga posti i kryetares së Kuvendit.

Pasi hapi fushatën e 11 majit me devizën se kryeministrja e ardhshme e PS-së do të jetë grua, e të gjithë nisën të vinin baste o mbi Belinda Ballukun o mbi Elisa Spiropalin, Edi Rama i spostoi të dyja.

Çdo sebep apo thashethem i përhapur nga kuzhina e tij e dizinformacionit mbi argumentet e heqjes, është mbi të gjitha i pavërtetë, ose jo plotësisht i saktë për ta kryer këtë operacion.

Largimi, nuk ishte gjë tjetër vetëm një akt politik prej autoritari, në mënyrë që në një rast rreziku të mos ketë rreth e rrotull asnjë personazh që mund të konsiderohet prej partnerëve, një mundësi zëvendësimi së paku ‘ad hok’ në një qeveri kujdestare, nëse Edi Rama përballet me drejtësinë.

Kërkon të mbetet alternativa e vetme dhe pazëvendësueshme deri në fund. Të gjithë personazhet janë kurbanë të zgjatjes pa logjikë dhe me zor të mandateve të kryeministrit.

Ndërkohë, njerëzit që ka marrë në kabinet, përveç se janë askushi në politikë, të afërt në marrëdhënie, janë edhe të shantazhueshëm për çdo hap të gabuar që mund të bëjnë nëse flasin andej këtej jo mirë për “mbretin”. Siç edhe e ka akuzuar Elisën se “ka llapur për mua në Uashington”.

Kështu, Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, vertetë është një diplomat me përvojë në shërbimin diplomatik, ku që prej kohës së Sali Berishës ka bërë monopol përfaqësitë e OKB-së në Nju Jork dhe të BE-së në Bruksel, por ka mjaft re të zeza që bien mbi këtë përvojë.

Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme në kohën e mandatit të dytë të PD-së në 2005, u bë ambasador në OKB. Pikërisht në atë kohë, kësaj përfaqësie i “humbi” laptopi që përmbante informacione të klasifikuara nga rrjeti i NATO-s dhe i vendeve aleate. Në atë kohë, mediat dhanë dyshimet e aleatëve që këto sekrete kanë përfunduar në duart e shërbimit rus, GRU.

Duke ardhur në ditët e sotme, ku një familjar i afërt i ministrit të propozuar, Gëzim Hoxha, përkatësisht i vëllai i Feritit, është nën hetim në kuadrin e dosjeve të AKSH-t Kompania e tij e teknologjisë ka dyshime të forta se është patericë e ‘koordinatorit të krimit’, Ergys Agasi.

Me kërkesë të SPAK dhe vendim të Gjykatës së Posaçme, Gëzim Hoxha është proceduar penalisht si pjesë aktive e grupit të strukturuar kriminal “Agasi”, me masë sigurie “ndalim i daljes jashtë Shqipërisë”, për pjesëmarrje formale në tenderë, lëshim faturash tatimore dhe transaksione fiktive ndaj kompanive që nuk ishin pjesë e tenderimeve.

Të gjithë këto cene i di kushdo, jo vetëm Edi Rama, i cili i ka bërë këto lëvizje, vetëm që të mbajë SPAK larg vetes, duke ju ofruar mish të kuq për të shijuar, larg zyrës me ojna, për të cilën i ka hyrë tartakuti.

Ndaj është bërë paranojak edhe më shumë, duke mos takuar askënd dhe duke shtuar rojet personale, që e transferojnë në vende sekrete ku kalon natën. Që e bën duke ndërruar vend shpesh. Si Nicolas Maduro në ditët e fundit të tij./Pamfleti

 

ferit hoxha ministri i ri i jashtëm

1 Komente

  1. O
    Opionisti

    Nuk foremost presindenti per drekreti per arsye te ligji te venting

    Lini një Përgjigje