Prej më shumë se dy orësh protestat vijojnë në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit. Qytetarët kërkojnë një Shqipëri të re dhe fundin e tranzicionit 35-vjeçar.
Prej më shumë se dy orësh, mijëra qytetarë vijojnë të qëndrojnë para Kryeministrisë në protestën më të madhe që nga nisja e lëvizjes një javë më parë. Ndërkohë, tubime dhe marshime po zhvillohen paralelisht në Shkodër, Korçë, Elbasan dhe qytete të tjera, ndërsa diaspora shqiptare ka dalë në rrugë në Londër, Vjenë, Milano, Berlin dhe Mynih.
Ajo që nisi si një reagim qytetar është shndërruar në atë që protestuesit e quajnë tashmë "Revolucioni Flamingo", një lëvizje që ka dalë përtej çdo kauze të vetme dhe që po artikulon një mesazh të qartë kundër klasës politike që ka qeverisur vendin për dekada.

Në bulevard nuk dëgjohen vetëm thirrje kundër Edi Ramës. Një nga sloganet më të forta të protestës është bërë "Rama në burg, Berisha në burg", një mesazh që synon të godasë të gjithë establishmentin politik. Për protestuesit, problemi nuk është vetëm një qeveri apo një parti, por një sistem që sipas tyre ka prodhuar korrupsion, emigrim, pabarazi dhe zhgënjim.
Në turmë ka të rinj, pensionistë, familje me fëmijë, studentë dhe emigrantë të kthyer për të protestuar. Shumë prej tyre thonë se për herë të parë pas shumë vitesh ndiejnë se po flasin me një zë të përbashkët.
Protesta po dërgon edhe një mesazh politik që nuk ka kaluar pa u komentuar. Ndërsa Sali Berisha organizoi protesta për muaj të tërë pa arritur të mobilizojë pjesëmarrje të ngjashme, lëvizja aktuale po mbledh qytetarë që nuk identifikohen me partitë tradicionale dhe që kërkojnë një rrugë të re për vendin.
Në pankarta shkruhet "Atdheu nuk shitet", "Shqipëria nuk është për shitje", "Dorëheqje", "Rama ik", ndërsa shumë qytetarë mbajnë edhe mesazhe kundër korrupsionit, emigrimit dhe kapjes së shtetit.
Në thelb, protesta nuk po ngre vetëm një kundërshtim. Ajo po ngre një pyetje të madhe për të ardhmen e vendit: kujt i përket Shqipëria? Qytetarëve të saj apo një pakice të privilegjuar që vendos për pasuritë publike, territorin dhe të ardhmen e brezave të rinj?

Teksa mbrëmja avancon dhe turma mbetet në shesh, një gjë duket e qartë: shqiptarët po kërkojnë më shumë sesa një ndryshim qeverie. Ata po kërkojnë një Shqipëri të re. Një Shqipëri ku qytetarët të mos jenë spektatorë, por vendimmarrës. Një Shqipëri ku emigrimi të mos jetë rruga e vetme dhe ku pushteti të mos shihet si pronë e një grushti njerëzish.

Pas shtatë ditësh protestash, mesazhi që po del nga sheshet e Shqipërisë dhe të Europës është i fortë: një pjesë e shoqërisë shqiptare beson se ka ardhur koha për një kapitull të ri. /Pamfleti

Te dy keto personazhe duhet ti poshterosh, peshtysh, nenvleresosh, neperkembesh, denosh ne qeli deri ne fund te jetes. Mjaft meeee!
Duhet te shkulen me themelet dhe ti konfiskohen pronat. Aeroporti, portet, spitalet private , bankat, kompanite e ndertimit, resortet , hotelet gjithcka qe i kane prona te tyre. Te gjithe i dime. Ndaj duhet revolucion me i nxjerr nga zyrat me i terheq zvarre me i cu atje ku kane vendin qelbesirat qe i kane fut ketij populli thiken ne palce. Llumit duhet ti japesh ate qe i takon. Duhet me rujt aeroportet dhe portet se nuk eshte cudi te duan te ikin te arratisen. Ketu do jemi do shikoni si do perfundojne.
Kullat e tua resortet e tua o idiot kryeminister, mua as me sjellin me shume ushqim ne tavolinen e familjes as me shume te ardhura , as me shume mireqenie. Perkundrazi me rrit kostot e jeteses, me kthen ne skllav, me ben te jetoj ne nje vend te vogel ne mes te europes, me lloj lloj rracash , me mbyt pluhuri i nje vendi qe po behet cope me ngrehina te shemtuara, qe nuk ka asnje kontroll mbi cmimet, qe ka cmimin e karburantit me te shtrenjte ne europe. Po ti nuk i di keto, jeton ne avion, fle ne europe, lobon per interesat e tua, jep mend si Europa behet me e forte, ca roli duhet te kete Amerika, vesh atlete te bardhe ne samite, shet piktura zhgaravina te tuat. C're plasi ty oer shtresat ne nevoje, per politikat sociale, pensionet, sistemin arsimor, shendetesine mizerje. O ju duhet shkeleni me kembe.
Duhet te shkulen nga themelet sa me shoejt te jete e mundur me cdo kosto dhe sakrifice. Na u shpifen, na ngelen ne televizor.
Ktu esht kalbur çdo gje, sistemi i ktyre 35 viteve e ka ber Shqipërine nje kosh ku njoranca ka hyr ne qeverri Ktu zoteron mafia shteterore. Kta jo qe duhet te zhduken por te dënohen per krimet qa na kan ber kto 35 vite Krimi me i math esht çpopullimi i vendit Ikim akoma neper botë se nuk gjejm drejtsi ktu Ku rinia nuk sheh dritë, ku pencionistet mbahen me lëmosh, ku spitalet jan ber si kioska cigaresh Po muk je partiak vdes per buk, dhe kur nuk je sistemi këtyre hakmerret ndaj individit Skemi zgjidhur akoma te drejten e prones Na u shit Patos-Marinza, na u shit Metalurgjiku, minierat, Deti, na u ndertuan Djegsa qe nuk egzistojm, rruge qe mga vesa e shiut rreshkasin, malet, çfar tjeter doni tna bëni Shporruni ju që per 35 vjet na keni vjedhur te ardhmen tonë dhe fëmijëve tane. Duhet nje roman te pershkruash gjemat që na keni ber Faleminderit atyre qe po dalin ne protest Dhe atyre qe akoma skan dal se si le frika Dilni gjith se bashku anë e mban vendit