Rinumërimi i votave në Tiranë, sa i përket Partisë Socialiste, tregon deri më tani se kandidatja për deputete Kejsi Elezi rezulton me 77 vota më shumë në procesverbalë se sa kishte në kutinë e votimit.
Edhe Fatmir Xhafaj ka 43 vota më shumë.
Në listën e hapur të PS-së, në garë deri në fund ishin Blerina Gjylameti dhe Olta Xhaçka. Por rinumërimi deri tani, duket se nuk e ndryshon faktin që Xhaçka vijon të mbajë mandatin e deputetes.
Ish-ministrja ka marrë vetëm 14 vota më shumë në procesverbal nga sa kishte në kuti, ndërsa Gjylameti 1 votë më shumë.
Kandidatët e PS-së më të “persekutuar” nga numëruesit deri tani rezulton Erion Braçe, me -19 vota.
Kujtojmë që deri tani janë hapur më shumë se 200 kuti votimi dhe si për PS, ashtu edhe për PD, nuk ndryshon asgjë, pasi nuk ka pasur ndonjë manipulim në masë, siç pretendohej.
Bëhet fjalë vetëm për një grusht votash, që nuk ndikojnë në rezultat.
Lini një Përgjigje