
Juristi Romeo Kara ka folur lidhur me procesin e rinumërimit të kutive të votimit, një proces që vjen pas disa ankimimeve maratonë që përfundoi në vendimin për hapjen e mbi 2323 qendrave të votimit, nga ku sot ka përfunduar ky proces për Gramshin dhe Peqinin.
Pas 6 orësh rinumërim, doli se u gjetën disa mospërputhje, me diferenca të vogla të cilat nuk duket sikur i japin zë pretendimit të PD-së për të justifikuar humbjen e thellë në 11 maj.
Juristi Romeo Kara tha se ky proces rrëzon pretendimin. Ai u shpreh se nga rinumërimi doli një marzh i vogël gabimi, ndërsa shtoi se kjo është vetëm një çështje që fiton kohë për të gjetur justifikime për humbje dhe parashikon se tani do të nisë brenda PD-së nxjerrja në pah e problematikave të brendshme.
“Mendoj që nëse janë më pak fletë votimi, pra asnjë fletë votimi e parregullt për një kuti, i bie. Pra janë 15-20 fletë votimi në 90 kuti. Po të jenë kështu, nga kjo anë paska qenë sahat zvicerian. Këtë lloj marzhi gabimi mund ta kenë në çdo vend të botës. Kur u hapën kutitë e votimit të Al Gore me Bush janë gjetur shumë më tepër. Do të kishin vlerë nëse do të ishin rezultatet kaq afër, votimi mund të vendoste për rezultatin. Zakonisht kur është rezultati ngushtë me 1 përqind ka një vlerë për t’i parë. Rinumërimin e shoh si pjesë e transparencës. Ata që e kërkojnë e dinë mirë rezultatin dhe nuk duan ta pranojnë. Këto shashka demagogjike që po hedhin pas kësaj do ta ndryshojnë ata do nisin duke nxjerrë problematikat e brendshme që do të ketë PD-ja. PD po hyn në një rrugë vetë-shkatërrimi. PD-ja i ka hyrë numërimit për t’i marrë votat të vetëve, jo kundërshtarit”, tha ai për “Report Tv”.
Juristi shton më tej se Berishës i ka dalë situata nga kontrolli në PD, ku shton se jo më larg se dje është parë dhe një debat mes ‘veglave’ të tij, siç i quajti ai, për Nokën dhe Vokshin.
Lini një Përgjigje