TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Qershor 2023, 08:17

Rrëmbimi i tre policëve në Kosovë, reagon Begaj: Akt i rëndë provokativ për destabilizim!

Shkruar nga Pamfleti
Rrëmbimi i tre policëve në Kosovë, reagon Begaj: Akt i
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për rrëmbimin e tre policëve në veri të Kosovës.

Rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë së Kosovës brenda territorit kosovar nga trupat serbe është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit. E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve Serbe për lirimin e efektivëve kosovarë. Gjithashtu iu bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme.

Një thirrje vëllazërore e bëj sërish për autoritetet e Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për çtensionimin e situatës. Koordinimi me SHBA dhe BE për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm”, shkruan Begaj.

presidenti bajram begaj rrëmbimi i tre policëve në kosovë

Lini një Përgjigje