TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Qershor 2023, 20:17

Rama “mbyll gojën” për rrëmbimin e policëve të Kosovës: Po presim qëndrimin e KFOR-it!

Shkruar nga Pamfleti
Rama “mbyll gojën” për rrëmbimin e policëve
Edi Rama dhe Albin Kurti

Kryeministri Edi Rama duket se ka "mbyllur gojën" sa i takon ngjarjes së paprecendentë në Veri të Kosovës ku u rrëmbyen 3 policë kosovarë.

Të gjithë prisnin që qeveria shqiptare të dënonte rastin, por Rama ka vendosur të mos mbajë krahun e askujt. Në një reagim në Twitter ai shprehet se nuk ka asnjë qëndrim për këtë rast sepse po pret versionin e KFOR.

Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë.

Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat!”, shkruan Rama.

Reagimi i sotëm vjen në vazhdën e shumë reagimeve të javëve të fundit. Rama e ka kritikuar Kurtin për tensionet në Veri dhe kulmi arriti dje, pasi u anulua mbledhja e përbashkët mes dy qeverive.

Duke qëndruar te rrëmbimi i policëve, ndonëse ka dy versione (Kosova pretendon se ata u rrëmbyen në territorin e saj dhe Serbia pretendon se kishin kaluar kufirin), mënyra se si ata janë ndaluar është skandaloze. Policët u prangosën dhe po ashtu ju vendosën kapuçë në kokë, duke ua lidhur edhe sytë me ngjitëse. Po ashtu u morën në makina dhe u dërguan në Beograd. Pra sido që të jetë versioni, mënyra e ndalimit të tyre duhet dënuar. Mirëpo kryeministri duket se vijon megallomaninë e tij, duke mos u rreshtuar në asnjë moment në krah të Kosovës.

 

rama kfor kurti

Lini një Përgjigje