TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Maj 2025, 17:26

Sali Berisha nis të ëndërrojë, zyrtari i lartë në Kenia pretendon se Trump i hoqi “non gratën”

Shkruar nga Pamfleti
Sali Berisha nis të ëndërrojë, zyrtari i lartë në
Mike Sonko-Berisha

Sali Berisha mund të nisë të ëndërrojë se një ditë nuk do të jetë i sanksionuar në SHBA. Edhe pse është një mision tepër i vështirë, kanë ardhur lajme të mira nga arena ndërkombëtare.

Ish-guvernatori i Najrobit në Kenia, i cili u shpall “non grata” në vitin 2022 nga Antony Blinken, njësoj si Berisha, pretendon se i është hequr sanksionimi.

Edhe pse vetë nga DASH nuk ka pasur njoftim, sipas mediave ndërkombëtare, ai ka falenderuar në rrjetet sociale presidentin Trump që e ka lejuar të udhëtojë sërish drejt SHBA.

"Faleminderit, President Donald Trump, që më hoqët ndalimin e udhëtimit në SHBA. Detajet do të vijnë më pas. Ata që më implikuan janë më të korruptuarit në këtë vend", shkruan Mike Sonko.

Vetë Berisha ka hedhur miliona që t’i hiqet damka, por duhet të shohim nëse do të ketë fatin e kenianit Mike Sonko.

 

Lini një Përgjigje