Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, gjatë një takimi me demokratët në Kukës, ka shtuar kritikat ndaj kryetarit Sali Berisha dhe drejtimit aktual të partisë.
Ai u shpreh se Partia Demokratike nuk po arrin të bashkojë opozitën dhe votuesit, duke vënë në pikëpyetje aftësinë për të fituar zgjedhjet.
“Është treguar që Berisha nuk e hap partinë, nuk e bashkon opozitën, nuk i bashkon dot njerëzit dhe ia vetë është dorëzuar, nuk mund të fitojmë dot kurrë nëse nuk ndryshojmë”, tha Salianji.
Salianji ngriti edhe shqetësimin për mobilizimin e elektoratit demokrat.
“Sepse pyetja që është për drejtuesit e PD, si do t’i çojmë më shumë se 800 mijë demokratë në kutitë e votimit kundër pushtetit të Edi Ramës”, deklaroi ai.
Ai kritikoi gjithashtu retorikën e opozitës dhe mungesën e rezultateve konkrete.
“I thonë shqiptarëve çdo javë është kilometri i fundit, thonë nuk mundim Edi Ramën, po kë të mundim, ne Edi Ramën kemi për të mundur. Opozitë po bën më shumë SPAK-u se PD”, tha Salianji.
Në vijim, deputeti theksoi se humbjet e njëpasnjëshme zgjedhore lidhen me mungesën e ndryshimeve në drejtim.
“Kemi nga viti 2013 që me të njëjtët drejtues po humbim në çdo palë zgjedhje sepse nuk duan të heqin karriget e veta”, tha ai.
Salianji u bëri thirrje drejtuesve të PD dhe vetë Berishës që të përballen në një garë të hapur brenda partisë.
“Kam një thirrje të sinqertë për drejtuesit dhe zotin Berisha, dil dhe përballu në garë. Jepi mundësinë demokratëve të shprehen e votojnë”, deklaroi Salianji.
Ai shtoi se, sipas tij, për të përballuar qeverinë aktuale duhet më parë reformim i brendshëm në opozitë.
“Shqiptarët kanë kuptuar një gjë, që të mundet autoritarizmi i qeverisë, duhet të mundet autokratët e opozitës, nuk mund ta lënë që PD të shkatërrohet”, tha Salianji.
Mirer e ka ky i hekurosuri i rruar e kruari, ky kryeminister e Grida Duma presidente e kullosni o delet e mija.