Politike24 Prill 2023, 14:50

Salianji sulmon Alibeajn: Grupi i PD-së së vulës kanë kompromis me Ramën!

Shkruar nga Pamfleti
Salianji  sulmon Alibeajn: Grupi i PD-së së vulës kanë
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se mes Partisë Demokratike zyrtare e udhëhequr nga kreu i komanduar Enkelejd Alibeaj dhe kryeministrit ka një kompromis.

Sipas Salianjit ky deduksion mbështet te fakti se PD-ja zyrtare është më e ashpër me çiftin Meta-Berisha sesa me partinë Socialiste.

“Sot ka koalicion të demokratëve. Duket që ka një bashkim të partive që kanë programe të ndryshme. Elektorati opozitar i ka zgjedhur dhe është te koalicioni Berisha-Meta ku ka kandidatë të opozitës. Brenda mund të ketë ngjyrime të ndryshme dhe retorika e përdorur nga drejtuesi i grupimit të vulës është më e ashpër me koalicionin se me Ramën. Duket se ka një kompromis me Ramën.

Elektorati opozitar ka mençurinë të zgjedhë ku duhet. Në këto zgjedhje, vota e kandidatit është votë politike dhe është me emrin e tyre e s’duhet të bëjë ngatërresë. Nuk ka mbetur njeri pa i ditur elementët e fletave të votimit.”, tha Salianji në Report Tv.

Ndërsa sipas analistit, Lorenc Vangjeli problemi i opozitës është garë për primatin e jo për pushtetin.

“E njëjta shfaqje (PD e dyzuar) është edhe gjetkë. Po zhvillohen paralalelisht dy fushata, njëra patetike mes opozitash dhe realja. Ky është problemi, pjesë të opozitës kush ka primatin. Gara kryesore e opozitës është primatin e opozitë,s dhe kjo ëhstë garë primatie mes palëve.”- tha Vangjeli.

ervin salianji alibeaj rama koalicion