TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2025, 13:08

Samiti në Tiranë, Erdogan 'kritikon' Ramën për atletet (Pamjet)

Shkruar nga Pamfleti
Samiti në Tiranë, Erdogan 'kritikon' Ramën për
Recep Tayyip Erdogan dhe Rama

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Erdogan ka shtrënguar duart me kryeministri Edi Rama, i cili e priste në tapetin e kuq të vendosur në Sheshin Skënderbej.

Presidenti turk më pas është shoqëruar nga kreu i qeverisë deri në vendin ku qendronin mediat.

Por, Erdogan nuk u prononcua për mediat, duke dhënë një koment të shkurtër për miqësinë mes popullit turk dhe Shqipërisë.

Në Shqipëri ka filluar Samiti i Gjashtë i Komunitetit Politik Evropian me moton "Evropa e re në një botë të re", duke mbledhur së bashku kryetarë shtetesh dhe qeverish si dhe përfaqësues të institucioneve kryesore ndërkombëtare.

Në samit marrin pjesë liderët e vendeve anëtarë të BE-së, vendeve të rajonit, si të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe vendeve të tjera evropiane, si dhe udhëheqës të institucioneve të BE-së dhe përfaqësues të NATO-s, OSBE-së dhe Këshillit të Evropës.

Diskutimet do të zhvillohen në disa sesione tematike të nivelit të lartë, ku do të përqendrohen në sigurinë dhe qëndrueshmërinë demokratike të Evropës, konkurrueshmërinë dhe sigurinë ekonomike, dinamikat komplekse të emigrimit dhe lufta Rusi-Ukrainë.

Në përfundim të punimeve të samitit do të mbahet një konferencë për media nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, vendi i së cilës do të presë vitin e ardhshëm Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Lini një Përgjigje